Kerko     
E Premte, 30 Korrik 2010
 gazeta-albania.net

 POLITIKE

 AKTUALITET

 INVESTIGIMI

 SPECIALE

 RRETHET

 EKONOMI

 SOCIALE

 SHENDETESI

 KOMENT & DEBAT

 DEBAT

 FORUM

 INTERVISTA

 DOSIER

 RAJONI

 KOSOVA

 BOTA

 SPORT

 REPORTAZH

 SUPLIMENTI SHERBIM


 STAFI I GAZETES

 REKLAMA NE GAZETE

 
Rudiani i “errėt”


Agron TUFA

Ėshtė shumė e vėshtirė tė flasėsh pėr poezinė nė pėrgjithėsi, por pėr poezinė e Rudian Zekthit kjo bėhet thuajse e pamundur. Kjo – ngase lypset njė gjuhė tjetėr, e cila tė komentojė tė pakomentueshmen, proceset e ndėrlikuara qė shkaktojnė ndėrmendjet, aludimet dhe referencat e dendura nga kultura dhe gjenealogjia e saj: lypset tė shpiket, siē e dimė, njė mbigjuhė, e cila tė jetė nė gjendje tė shpjegojė njė gjuhė qė nuk ėshtė gjuha jonė e pėrditshme, qė ėshtė dhe s’ėshtė ajo gjuhė qė njohim. Pra lypset njė metagjuhė pėr poezinė, e cila pėr rastin e poezisė sė Zekthit, prapė nuk ėshtė ngushėlluese.
Qė nga viti 1990, kur botoi ciklin e parė nė “Zėri i Rinisė”, kohė qė pėrkon edhe me libėrthin e tij tė parė - “Poezi” (Elbasan, 1990) – gjer nė pėrmbledhjen prej 26 poezish-poemtha “Poezi” (“Marin Barleti”, 1995), sikundėrse edhe nė prozat e tij tė shkurtra ose novelėzat didaktike – poezia e Zekthit vetėmse e ka dendėsuar atmosferėn e mistikės gjuhėsore. Ėshtė kjo atmosferė qė i pėrjashton lexuesit e sipėrfaqshėm, duke ua lėnė kėtė privilegj vetėm njė numri tė kufizuar lexuesish, kryesisht poetėve. A nuk ėshtė ky njė ndėr tiparet, qė i kanė shoqėruar avangardistėt nė krye tė ēdo lloj lėvizjeje apo rryme? Avangardizmi i tij pėrqendrohet kryesisht nė procedetė me gjuhėn dhe vizionin, duke e radikalizuar procedimin nė tri sfera tė shprehjes poetike: nė formė (sintaksė), pėrmbajtje (semantikė) dhe pragmatikė (demonstrimi i risisė si gjuhė nė veprim). Kjo e vėshtirėson komunikimin, po tė marrim parasysh se lexuesi ynė vjen prej pėrvojash leximore jo ekstremale. Si njė nga poetėt mė tė spikatur tė avanguardės sė viteve nėntėdhjetė, krijimtaria e Zekthit dallon qysh nė fillimet e saj pėr metaforėn e zgjatur, ambivalente dhe asketike, e cila shpesh herė kalon nė alegori. Njėsia e poezisė sė tij bie menjėherė nė sy pėr sintaksėn tejet tė koklavitur, ndėrsa semantikisht ajo ėshtė e nginjur pėrplot asociacione verbale, abstrakte me arketipe tė pavetėdijes kolektive, duke krijuar kėsisoj tablo surreale, makthe, nonsense, por edhe mikrodrama lirike, ku tė gjithė komponentėt – pėrfshij dhe sendorėsinė – bashkėveprojnė sipas njė logjike ankthi, vegimi e ėndrre. Maniera stilistike e Zekthit pėr t’i vėnė nė njė rrafsh tė ndėrsjelltė veprimi gjėsendet e perceptueshme me ato abstrakte, e mistifikon kodin komunikativ dhe e bėn ligjėratėn poetike tė ngjashme herė me fragmentet e teksteve tė lashta apokrifike, herė me procedurat verbale tė alkimistėve.
Letėrsia, ashtu si dhe matematika, ėshtė gjuhė – dhe gjuha nė vetvete nuk reprezanton asnjė tė vėrtetė, anipse ajo mund tė pėrftojė mjete pėr shprehjen e njė sasie tė panumrt tė vėrtetash. Prandaj teksti letrar e ka nė natyrėn e vet tautologjizmin: ai shenjon vetveten. Simboli poetik, nė thelb, shenjon vetveten, nė lidhje me njė vepėr tė dhėnė poetike. Kur e pyesin poetin se ēfarė ka dashur tė thotė nė x element tė veprės sė tij, ai gjithnjė duhet tė pėrgjigjet: “domethėnia e tij ėshtė – tė jetė njė element i veprės”. Struktura e poemthave tė Rudian Zekthit paraqet njė ngrehinė tė studiuar matematikisht, brenda sė cilės kemi lėvizje konceptesh metafizike, herė natyrshėm e herė sforcueshėm, por me synimin pėr t’u realizuar nė njė tėrėsi tė vetme ku vizualja dhe verbalja tė shenjojnė, sipas Mihaill Bahtinit, njė kronotop tė pėrbashkėt. Kėtu personazhi kryesor – Gjuha, e ngjashme me gjeometrin K tė romanit “Kėshtjella” tė Kafkės, bėn ēape sizifiane nė gjakim pėr tė rrokur tė parrokshmen – energjinė ejdosiane tė fjalės me derivatet e saj, zigzaket, hijezimet, asociacionet – tė gjitha kėto, tė pėrllogaritura me njė mastrar magjistari: kėsodore logjikja me alogjiken identifikojnė njėra-tjetrėn nė funksion tė tėrėsisė poetike. Ajo qė e vėshtirėson komunikimin e lexuesit tė poezisė sė Zekthit, ėshtė shkapėrcimi abstrakt alogjik dhe karakteri fragmentar i vargut, i cili bėn dendur aludime tė brendshme eksplicite me citime, duke i dhėnė poezisė ngjyresė tė theksuar fantastike.
Sė kėndejmi shpjegohet edhe fakti qė leximi i parė dhe i dytė i teksteve tė tij tė lė mbresa tė ndryshme; se nėn leximin e dytė identifikimi tashmė ėshtė i pamundur dhe leximi shndėrrohet pashmangshėm nė metalexim. Nisur nga kėto cilėsi tė poetikės sė autorit, mė pėlqen ta quaj “Rudiani i errėt”, sikundėr thonin bashkėkohėsit antikė pėr fragmentet e Heraklitit.


11 Tetor 2008
 
Albania e vogel
Grupi i gjakut, pėrcaktues i dashurisė dhe emocioneve
Mbėrrin pėr herė tė parė evenimenti artistik “Festival Bar Albania”
Dhjetė pijet mė tė dobishme nw botė
Pse bukuroshet e Hollivudit martohen me mė tė rinj
Njė zė nė errėsirė
Shpėtoni qytetin
Kur historiani frymėzon shkrimtarin
Puthja e virgjėreshės
Njė buzėqeshje pa tė keq
Lutje me gurė
Nepėrka blu
Ktheja jetėn gjuhės…
PĖRKTHIMI I HESHTJES
“Shqiptarėt e mi” dhe “Mali i Zi – yni”
MES QIELLIT DHE TOKĖS
Asgjė e re nė kėtė botė
Prekja e dritės
HANĖ GJAKU
MACE USHTRIE
KTHIMI I LILITĖS
Shpreh nderim pėr tre shkrimtarė
Kundėrthėniet letrare Kosovė-Shqipėri
Tetova pėr poetin francez
Barku, femrat, te fiksuara
Selman Riza, dritė mbi “letėrsinė e vjetėr” shqipe
Sėmundje humori
MISTERI MES QIELLIT DHE TOKĖS
Ēmimi Kristal pėr Luljeta Lleshankun
Sikur do tė ndodhte diēka...
Njė mik i humbur


© Copyright  Gazeta Albania 2005. Kushtet e perdorimit.        Powered by WebPhotoPro