Kerko     
E Premte, 30 Korrik 2010
 gazeta-albania.net

 POLITIKE

 AKTUALITET

 INVESTIGIMI

 SPECIALE

 RRETHET

 EKONOMI

 SOCIALE

 SHENDETESI

 KOMENT & DEBAT

 DEBAT

 FORUM

 INTERVISTA

 DOSIER

 RAJONI

 KOSOVA

 BOTA

 SPORT

 REPORTAZH

 SUPLIMENTI SHERBIM


 STAFI I GAZETES

 REKLAMA NE GAZETE

 
Shqiptarėt do tė bėhen njė ditė shtet i fuqishėm nė Ballkan


Albert Bushnell Hart

(Vijon nga numri i kaluar)
Megjithatė, ky grusht njerėzish, edhe pse me njė kulturė tė vogėl, janė bėrė njėlloj gur-kyē nė situatėn ballkanike. Ata nuk janė pa qeveri tė vetėn. Luis Javay gjeti nė Kukės njė bejler, udhėheqėsi muhamedan i fshatit, i cili jetonte nė kalanė e tij. Kryetari i fisit ėshtė Peruk Pasha, i cili ndihmonte pėr marrjen e vendimeve nga pesė “burra tė mėdhenj” ose “nėnkryetarė” dhe njė kėshill tė pėrbėrė prej 20 burrash tė vjetėr. Grupi i shqiptarėve tė Veriut, tė quajtur ndryshe gegė, ėshtė nė njė farė mėnyre i balancuar nga njė grup jugor, qė quhet toskė; tė dyja grupet pėrbėhen nga fise individuale. Por, me pėrjashtim tė qeverisjes sė heroit kombėtar, Skėnderbeu, i cili ka vdekur prej shekujsh, i vetmi pushtet qendror i njohur nga shqiptarėt ka qenė ai i turqve. Nėn drejtimin e Abdul Hamidit, nėse myslimanėt e Shqipėrisė nuk e pėlqenin guvernatorin, ata i dėrgonin telegraf Kostandinopojės qė ta shkarkonte atė nga detyra. Kur xhonturqit u pėrpoqėn tė vendosnin nė Shqipėri njė sistem tė rregullt qeverisjeje, ata thjesht u rebeluan. Njėri prej tyre ishte shprehur: “Ne kemi qenė gjithmonė tė lirė dhe kemi ndėr mend tė qėndrojmė tė tillė”.
Lokalizmat mes shqiptarėsh
Brenda kėtij populli tė shpėrndarė dhe tė ndarė, nė tė cilin asnjė fis nuk pranon tė kontrollohet, madje as nga vetė shqiptarėt, me pėrjashtim tė kryetarit tė tyre, lufta e madhe ballkanike e vitit 1912 erdhi si njė tėrmet. Disa prej shqiptarėve shėrbyen nė ushtritė turke, disa iu bashkuan pushtuesit, por menjėherė u vu re se Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia kishin projekte pėr Shqipėrinė, tė cilėn ata e shihnin si njė pjesė tė plaēkės territoriale ndaj Turqisė. Kur Turqia kapitulloi, shqiptarėt e konsideruan veten e tyre tė pavarur nga kushdo. Kolonėt grekė vinin nga Jugu, Mali i Zi mori Shkodrėn, i cili konsiderohej si kryeqyteti formal i Shqipėrisė sė Veriut; serbėt u shtynė drejt Perėndimit tė Shqipėrisė, deri nė bregdet. Kombi shqiptar kurrė nuk ishte njohur, por papritur Europa e Bashkuar e zbuloi njė vend tė tillė. Serbėt u tėrhoqėn nga bregdeti. Mali i Zi dorėzoi Shkodrėn; grekėt reduktuan kėrkesat e tyre mbi bregdetin, pasi Shqipėria duhej tė ishte e lirė!
Nė Ballkan ekziston diēka komike mbi propozimin e “Autonomisė sė Shqipėrisė”; Sė pari, tradita e vjetėr e aftėsive tė shqiptarėve pėr tė mbajtur vendin e tyre kundėr tė gjithė tė ardhurve ėshtė prishur tashmė; pushtuesit marshuan aty ku mundėn dhe ku donin; dhe nėse Apashėt mund tė pushtoheshin dhe Patanėt e Indisė tė degradonin nė bindje; Shqipėria mund tė mbahet nga njė forcė e mjaftueshme trupash, tė pajisur nė mėnyrė moderne. Detyra nuk ėshtė mė e vėshtirė se ajo e Austrisė nė Bosnjė, e cila e realizoi njė gjė tė tillė pėr njė periudhė 30-vjeēare.
Ndarja nė besime fetare
Pėrsa u pėrket aspiratave tė shqiptarėve, ata kanė, sipas disa personave tė cilėt kanė qėndruar midis tyre, njė lloj kodi ligjor tė pashkruar, i cili nuk parashikon ndalimin e ēifligjeve tė fiseve tė jashtme. Pėrsa i pėrket fesė, ata janė shumė tė ndarė; nė njė vlerėsim tė pėrafėrt, janė rreth 200 mijė katolikė, 800 mijė ortodoksė dhe 1 milion myslimanė. Nė Shqipėri mund tė gjeni gjithashtu tė krishterė bullgarė qė flasin shqip; myslimanė, tė cilėt e quajnė veten shqiptarė, por flasin gjuhė sllave, dhe ortodoksė shqiptarė qė flasin bullgarisht. Mijėra banorė qė janė pa dyshim shqiptarė, jetojnė nė vende tė huaja, qė me tė drejtė do tė quhej territor i Shqipėrisė dhe janė nga ana tjetėr me mijėra sllavė qė jetojnė brenda Shqipėrisė. Kėshtu qė nė njė “Shqipėri autonome” do tė shfaqeshin pa dyshim probleme racore, tė cilat asnjė nga fuqitė e tjera ballkanike nuk ka arritur t’i zgjidhė deri tani. Nėse testimi i racave nuk mund tė qartėsojė ēfarė ėshtė Shqipėria, gjuha mund tė arrijė njė gjė tė tillė shumė mirė. Ekziston njė gjuhė shqipe, plotėsisht e ndryshme nga gjuhėt sllave dhe greke, por ajo nuk ka njė alfabet qė njihet, nuk ka letėrsi, ose njė kod ligjor. Ajo pėrdoret nė vend si njė gjuhė zyrtare, kryesisht pasi pjesa mė e madhe e zyrtarėve turq nė vend janė shqiptarė.
Nuk do tė ketė unitet
E ashtuquajtura “Shqipėri Autonome” do tė jetė njė vend me shumė pak unitet dhe pa zgjidhje pėr t’ia paraqitur njė qeverie tė rregullt; nuk ka eksperienca tė kushtetutave parlamentare; nuk ka traditė tė lidhur me pushtetin mbretėror dhe nuk ka njė shtėpi mbretėrore kombėtare. Ai ėshtė njė shtet hije, i ngritur nga Europa, pjesėrisht pėr tė frenuar tre shtete sllave ballkanike tė depėrtojnė nė Adriatik. Shqipėria Autonome ėshtė njė shtet me njė kryeqytet Shkodrėn, - qė ndodhet nė skajin verior tė vendit, i paarritshėm nga shumė vende, nė mėnyrė qė tė jetė sa mė pranė influencės austriake dhe italiane. Njė vend nė tė cilin ēdo person gėzon privilegjin tė mbajė njė pushkė, qė tė mos paguajė taksa dhe tė mos ketė detyrime ndaj shėrbimit ushtarak pritet tė mbajė qetėsinė, tė mbrojė tokėn, tė rrisė tė ardhurat, tė ndėrtojė rrugė, tė hapė shkolla dhe tė marrė hua nga komisionarėt e huaj. Por, shqiptarėt nuk pėrfshihen nė rangun e barbarėve, siē i konsiderojnė fqinjėt e tyre, edhe pse vendi nuk ėshtė nė gjendje tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė e njė shteti modern. Nėse Teodor Ruzvelti ka shfaqur nė njėfarė mėnyre mundėsitė pėr t’u bėrė car i vėrtetė, ai duhet tė ketė menduar se tė kontrollojė Shqipėrinė ėshtė po aq e thjeshtė sa tė kontrollosh forcat e Policisė sė Nju Jorkut ose Kuvendin e Ēikagos.
Nė anėn tjetėr, Europa e Bashkuar ka vėnė re njė rrezik, tė cilin shtetet e Ballkanit nuk e kanė marrė parasysh; asnjė nga vendet fqinje me Shqipėrinė nuk ka forcėn fizike ose aftėsitė gjeniale tė vendosė rregullin nė vend dhe ta kthejė Shqipėrinė nė njė vend tė qytetėruar. Shqipėria ėshtė njė popull, edhe pse nuk ėshtė njė komb. Popullsia e saj prej 2 milionė banorėsh nuk mund tė lihet nė duart e vetė atyre, se tė fqinjėve tė afėrm tė saj. Ata mund tė civilizohen dhe njė ditė mund tė jenė njė shtet i fuqishėm nė Ballkan; por ata do tė kalojnė zhgėnjime dhe dėshtime si me luftėra civile pėrpara se Shqipėria tė jetė njė nga kombet e pavarura tė familjes botėrore.

Shkrimi ėshtė publikuar nė “The New York Times” mė 13 tetor 1913
Autori i shkrimit ėshtė njė historian i njohur amerikan, i diplomuar nė Kolegjin e Harvardit, nė vitin 1880. Ka shkruar njė sėrė librash mbi historinė e SHBA-ve dhe ka qenė mik i presidentit Teodor Ruzvelt
Titulli ėshtė redaksional



18 Shtator 2008
 
Dosier
Hasan Tahsini, dijetari qė shndėriti me aq shkėlqim
Dėshmia, Ramadan Taēi: Si u shkatėrrua avioni i Enver Hoxhės nė Rinas
Rrėfimet e Shyqyri Kollit: Udhėtimi nė Moskė me ministrin e Mbrojtjes tė Bashkimit Sovjetik
Rrėfimet e Shyqyri Kollit: Fluturimi i fundit i Enver Hoxhės me avion nė vitin 1976
Piloti i IL-14-s: Si sillej Enver Hoxha kur fluturonte nė avion
Planifikimi, ndryshojnė rregullat pėr kryerjen e operacioneve nė QSUT
Drejtuesit e RTVSH-sė, nomenklaturė e Komitetit Qendror
Skėnder Luarasi: Ana e panjohur e Migjenit
Televizioni Shqiptar, njė histori plot peripeci
Si u krijua Organizata e Balli Kombėtar
Marrėdhėniet e Enver Hoxhės me Bojkėn e bukur
Incesti i Migjenit me Bojkėn dhe manipulimi me kėtė histori
Ditari sekret i Gjovalin Lukës: Mashtrimi i Enver Hoxhës me Stalinin për Albaninë kaukaze
Ditari sekret i Gjovalin Lukės: Si e censuroi Enveri Migjenin ne rusisht
BETEJA E 1 MAJIT 1943, si e mbėshtetėn ēamėt luftėn Antifashiste deri nė krijimin e ēetės Ēamėria
Ali Kullolli, futbollisti i pėrjetshėm
Largimi nga Pashalimani, fjalėt e fundit me ekuipazhin rus
Pėrplasja e madhe me sovjetikėt nė Pashaliman mė 1 maj tė vitit 1961
Si u realizua qitja me silurė nė filmin “Ballė pėr Ballė”
Njė jetė nėn rrezik me siluret dhe armatimin e nėndetėseve
Kryengritja e Filatit, Esat Toptani pėrgjakės atdhetarėsh
Marinarėt e nėndetėseve, si i ndėrprenė studimet nė Leningrad
Rrėfimet e Rafet Hysit, Pashalimani, nga rusėt te kinezėt, historia e pėrballjes me nėndetėset perėndimore
Pashalimani, nga baza e Luftės sė Ftohtė nė muze
Isuf Luzaj: Mjeku japonez qė mjekonte Enver Hoxhėn
“TOP SEKRET”, dokumentet qė dėnuan Shqipėrinė nė Hagė
Lufta II Botėrore nė Shqipėri nė syrin e ushtrisė gjermane
Lufta II Botėrore nė Shqipėri nė syrin e ushtrisė gjermane
PD ndahet nė dy fraksione qė nė Kongresin e vitit 1991
Skenari qė solli kreun e OKB-sė Perez De Cuellar nė Shqipėri


© Copyright  Gazeta Albania 2005. Kushtet e perdorimit.        Powered by WebPhotoPro