Kerko     
E Premte, 03 Shtator 2010
 gazeta-albania.net

 POLITIKE

 AKTUALITET

 INVESTIGIMI

 SPECIALE

 RRETHET

 EKONOMI

 SOCIALE

 SHENDETESI

 KOMENT & DEBAT

 DEBAT

 FORUM

 INTERVISTA

 DOSIER

 RAJONI

 KOSOVA

 BOTA

 SPORT

 REPORTAZH

 SUPLIMENTI SHERBIM


 STAFI I GAZETES

 REKLAMA NE GAZETE

 
PD-ja rrėzon Ēomon, opozita braktis Komisionin: “Po fyeni Presidentin”


Eljona Ballhysa
Demokratėt nė Komisionin Parlamentar tė Ligjeve miratuan gjatė mbledhjes sė djeshme kandidaturėn e Medi Bicit pėr nė Gjykatėn e Lartė, ndėrsa rrėzuan atė tė Sokol Ēomos pėr shkak tė sjelljes sė tij arrogante dhe postit tė zėvendėsministrit qė ka mbajtur nė kohėn e qeverisė sė PS-sė. Ndėrsa anėtarėt socialistė nė kėtė komision nuk morėn pjesė nė shqyrtimin e kandidaturave pėr shkak se e braktisėn mbledhjen pasi nuk u mor nė konsideratė kėrkesa e tyre pėr mė tepėr kohė nė dispozicion pėr tė shqyrtuar tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm. Nė fillim tė mbledhjes sė djeshme fjalėn e ka marrė deputeti socialist Fatmir Xhafa, i cili kėrkoi nė emėr tė PS-sė qė shqyrtimi i kandidaturave tė shtyhej pėr njė mbledhje tjetėr dhe t’u lihej mė tepėr kohė deputetėve pėr vendimmarrje. Por, kjo kėrkesė e Xhafės u hodh poshtė nga deputetėt e PD-sė. Duke e quajtur tė paracaktuar fatin e tė zgjedhurve tė Topit, Fatmir Xhafa deklaroi se procesi ėshtė tejet politik. “Ėshtė pėrcaktuar te zyra e kryeministrit se si do tė votohet, dhe kjo ėshtė e qartė. Problemi qė po kėrkojmė ne ėshtė tė na jepni kohėn e nevojshme pėr tė bėrė njė debat. Dhe ēfarė? Nė fund do tė pėrfundojė me kartonėt tuaj”, - tha Xhafa.
Ndėrsa deputeti socialist Pandeli Majko e cilėsoi procedurėn e ndjekur nga PD-j fyese jo vetėm pėr kandidatėt, por edhe pėr Presidentin e Republikės, tė cilit i po rrėzohen dekretet njė e nga njė. “Partia juaj, me sa duket dhe nga relacionet, dhe nga mėnyra e sjelljes, pėr herė tė dytė po i rrėzon nė mėnyrė masive, njėherė 100 pėr qind tė kandidaturave, njėherė 2/3 e kandidaturave tė Presidentit, i cili nuk ėshtė i partisė sonė, por pėrfaqėson unitetin e kombit. Nė kėtė mėnyrė ju po fyeni jo vetėm kandidaturat, por edhe institucionin e Presidentit”, - ėshtė shprehur Majko. Mė pas, deputetėt e PS-sė braktisėn mbledhjen duke refuzuar tė merrnin pjesė seancėn e diskutimit tė dekreteve tė presidentit Topi.
Rrėzimi i Ēomos
Deputeti i PD-sė, Fatos Hoxha, lexoi nė Komision relacionin pėr dekretin e Sokol Ēomos pėr postin e anėtarit tė Gjykatės sė Lartė. Nė relacionin e tij Hoxha nėnvizoi se “nė historikun e eksperiencės profesionale raporti i Ēomos me sistemin gjyqėsor nuk ka qenė koherent dhe i qėndrueshėm. Kėshtu, zoti Sokol Ēomo ėshtė shkėputur dy herė nga sistemi me kėrkesė ose pėr shkak tė politikės: nė vitin 1998, kur u emėrua zėvendėsministėr i Drejtėsisė dhe nė vitin 2006, kur dha dorėheqjen si gjyqtar pėr tė mbetur vetėm anėtarin e KLD-sė. Funksionet qė kandidati Sokol Ēomo ka kryer ndėr vite brenda sistemit tė drejtėsisė, si nė kuadrin individual, ashtu dhe atė kolegjial, kanė qenė thelbėsore pėr mbarėvajtjen dhe menaxhimin e vetė sistemit tė drejtėsisė. Posaēėrisht korrupsioni i lartė brenda sistemit gjyqėsor, mungesa e profesionalizmit dhe mungesa e transparencės, jo vetėm qė e kanė shoqėruar sistemin ndėr vite, por dukshėm janė thelluar si plagė madhore tė tij. Kandidati Sokol Ēomo refuzoi ose anashkaloi t’u pėrgjigjej pyetjeve tė deputetėve qė cekin problematikėn e sistemit tė drejtėsisė. Kandidati nuk paraqiti nė Komision asnjė tė dhėnė nė lidhje me veprimet, rezultatet, arritjet konkrete tė tij nė ushtrimin e detyrave pėr tė luftuar kėto sėmundjet e sistemit tė Drejtėsisė”, - ėshtė shprehur Hoxha. Mė tej, relatori i Komisionit vlerėsoi se kandidatit i mungon vullneti pėr tė dhėnė njė kontribut tė drejtė dhe tė paanshėm nė sistemin e drejtėsisė dhe posaēėrisht nė Gjykatėn e Lartė, pasi lidhja e tij me politikėn, ndikimi prej saj si dhe mungesa e karrierės nė sistemin gjyqėsor evidentohen qartė si nga seanca dėgjimore, ashtu edhe nga dokumentacioni i depozituar nė Komision. Nė pėrfundim relatori i propozoi Komisionit qė t’i rekomandojė seancės plenare rrėzimin e kandidaturės pėr anėtar tė Gjykatės sė Lartė tė zotit Sokol Ēomo si kandidaturė me mangėsi dhe mungesė besueshmėrie nė integritetin profesional dhe moral. Edhe deputetėt e tjerė tė PD-sė, qė morėn fjalėn, si Enkelejd Alibeaj dhe Eduard Halimi, pėrveēse vunė theksin nė ndikimin politik tė kandidatit Ēomo, nėnvizuan edhe sjelljen e tij arrogante nė Komision si njė arsye pėr tė mos u votuar pėr postin e anėtarit tė Gjykatės sė Lartė.
Miratimi i Bicit
Relacioni pėr kandidaturėn e Medi Bicit u lexua nga deputeti i PD-sė, Dashnor Sula, i cili vlerėsoi lart karrierėn profesionale tė tij. “Nga informacioni i KLD-sė konstatohet se z. Bici nuk ka qenė nė hetim penal pėr shpėrdorim detyre, vepra korruptive apo pėr dhėnie vendimi tė padrejtė. Z. Bici nuk ka qenė pjesė e strukturave tė hetimit apo persekutimit tė periudhės sė diktaturės. Kjo ka bėrė qė figura e tij e pastėr morale tė reflektojė siguri pėr publikun. Zoti Bici ka pasur guximin qė tė shprehė opinionet e tij nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė lidhje me sėmundjet e sistemit tė drejtėsisė nė vendin tonė, si dhe duke evidentuar edhe korrupsionin dhe promovimet e pamerituara nė gjyqėsor si tė meta qė gėrryejnė kėtė sistem dhe nuk e lėnė tė reformohet. Komisioni vlerėson se parimi i pavarėsisė dhe paanėsisė kanė qenė udhėrrėfyese pėr krijimin e figurės profesionale tė z. Bici. Ato mishėrohen nė faktin se z. Bici, nė veprimtarinė e tij pėr ushtrimin e detyrės, nuk ka qenė nė asnjė rast pjesė e ndonjė organizimi politik, nuk ka ushtruar asnjėherė funksione politike, nuk ėshtė ndikuar asnjėherė nė vendimmarrjen e tij nga politika dhe nuk ėshtė bėrė pre asnjėherė e presioneve politike. Vetė karriera e tij pėr njė kohė tė gjatė nė Gjyqėsor pa ndėrprerje nė shkallė tė ndryshme tė tij, ėshtė indikacion domethėnės i paanėsisė sė figurės sė kandidatit pėr anėtar tė Gjykatės sė Lartė”, - ėshtė shprehur Sula. Nė pėrfundim tė fjalės sė tij Sula propozoi qė miratimin e kėsaj kandidature nė komision dhe dėrgimin nė seancė plenare pėr t’iu nėnshtruar votimit pėr dhėnien e pėlqimit.

Tė hėnėn PD-ja pritet tė rrėzojė kandidaturėn e Muēmatės

Komisioni i Ligjeve vendosi qė diskutimin pėr dekretin e tretė tė presidentit Topi pėr anėtar tė Gjykatės sė Lartė ta zhvillojė gjatė mbledhjes sė ditės sė hėnė. Pritet qė nė kėtė mbledhje PD-ja t’i propozojė seancės parlamentare rrėzimin e dekretit pėr Vexhi Muēmatėn. Kjo u duk qartė gjatė seancės dėgjimore tė zhvilluar njė ditė me parė me kandidatin Muēmata. Gjatė kėsaj mbledhjeje, kandidati i propozuar nga kreu i shtetit pėr Gjykatėn e Lartė, Vexhi Muēmataj, deklaroi se ka qenė pėr 2 vjet anėtar i PPSH-sė. Pikėrisht kjo deklaratė e tij bie ndesh me kriteret e PD-sė pėr tė miratuar njė kandidat pėr anėtar tė institucioneve tė pavarura. Pas kandidatit Sokol Ēomo duket se Vexhi Muēmata do tė jetė dekreti i dytė qė do tė rrėzohet brenda sė njėjtės seancė nga PD-ja. Megjithatė, vendimi i PD-sė do tė bėhet publik gjatė mbledhjes sė ditės sė hėnė tė Komisionit Parlamentar tė Ligjeve, ku do tė lexohet relacioni i PD-sė. Gjatė kohės sė diktaturės, Muēmata ka kryer detyrėn e hetuesit, por ai tha se nuk i kujtohej tė ishte marrė me ēėshtje tė karakterit politik. Por ai i ftoi deputetėt tė shikonin dokumente tė kohės, nėse gjendej ndonjė i tillė. “Pėr shkak tė kohės sė gjatė nuk mbaj mend saktėsisht qė tė kem hetuar ēėshtje tė natyrave politike qė parashikoheshin nė legjislacionin e kohės. Nėse do tė mė kujtohej ndonjė, do ta thosha para kėtij komisioni, se nuk kam pse ta fsheh. Ajo ėshtė me dokumente. Por pjesėmarrja ime, e theksoj, nuk ka qenė pėr akte kryesore, siē janė aktet qė kanė tė bėjnė me tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut. Unė nuk kam pasur tė drejtėn e arrestit, nuk kam pasur tė drejtėn e pėrfaqėsimit tė akuzės nė gjykatė dhe tė kėrkesės pėr fajėsi apo kėrkesė dėnimi”, - tha Muēmata. Lidhur me veprimtarinė e tij si prokuror i Tiranės, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj veēoi rastin e arrestimit tė njė personi nė Tiranė qė ishte nė konflikt pronėsie me njė kompani private tė njohur, ku zoti Muēmata ka 25 pėr qind tė aksioneve. Por, nga deputeti Alibeaj nuk u sqarua nėse ky arrestim ėshtė urdhėruar nga organi i akuzės kur Muēmata drejtonte Prokurorinė e Tiranės. Ndėrkaq, vetė kandidati Muēmata u shpreh se nuk kishte asnjė dijeni pėr kėtė ēėshtje. Ai deklaroi se ka punuar me ndershmėri dhe se ka zbatuar ligjin nė ēdo kohė tė ushtrimit tė funksioneve tė tij, duke theksuar gjithashtu se nuk ėshtė ndikuar politikisht nė vendimet e tij. “Nė tė gjitha funksionet qė kam ushtruar, nė asnjė rast nuk kam pasur ndikime politike pėrsa i takon zgjidhjes sė ēėshtjeve, edhe kur kam qenė nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, edhe kur kam qenė nė Prokurorinė e rrethit”, - tha Muēmata. Kandidati iu pėrgjigj dhe interesimit pėr problemet qė shqetėsojnė aktualisht sistemin e drejtėsisė, duke theksuar se mungesa e profesionalizmit dhe korrupsioni janė ndėr problemet kryesore. “Kėto probleme luftohen duke forcuar kontrollin mbi veprimtarinė e gjyqtarėve, mbi procedurat qė ndjekin ata pėr gjykimet dhe nė ēdo rast duke mbajtur qėndrimet pėrkatėse disiplinore”, - tha ai.


Dekretet do tė votohen me votė tė hapur nė seancė parlamentare

Tri dekretet e presidentit Topi pėr anėtarė tė Gjykatės sė Lartė do tė votohen me votė tė hapur nė seancė parlamentare. Ky vendim u sanksionua vetėm pak kohė mė parė nė Rregulloren e Kuvendit, kur deputetėt e PD-sė votuan tė vetėm amendamentet pėr ndryshimin e Rregullores. Amendamentet e PD-sė sanksionuan nė Rregullore votimin e hapur pėr dekretet e Presidentit qė lidhen me emėrimin e anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė dhe asaj Kushtetuese dhe rritjen e afatit qė ka nė dispozicion Kuvendi pėr shqyrtimin e kėtyre kandidaturave. “Ndryshimi parashikon qė dekretet e Presidentit tė Republikės tė votohen nė formėn e votimit tė hapur. Njė votim tė tillė parashikon nė rastin e miratimit tė pėrbėrjes sė Kėshillit tė Ministrave, tė ministrave qė emėrohen dhe shkarkohen pas kėtij momenti dhe pėr projektligjin e buxhetit tė shtetit. Votimi i hapur gjithashtu sjell dhe njė efekt nė lidhje me transparencėn e procesit dhe gjithashtu siguron qė publiku tė njohė shprehjen e vullnetit politik tė Kuvendit nė mėnyrė tė qartė dhe pa ekuivoke, sikundėr njė raport i tillė ėshtė vendosur pėr pėrbėrjen e Kėshillit tė Ministrave ose pėr ministrat”, - argumentuan demokratėt. Ndėrsa deputetėt e PS-sė, e kundėrshtuan kėtė propozim duke e konsideruar ndryshimin e Rregullores njė pėrpjekje tė liderit tė maxhorancės pėr tė kontrolluar votėn e fshehtė tė deputetėve.



8 Korrik 2010
 
Politike
Sekretari portugez i shtetit nė Tiranė, Lourtie: “Vizat janė ēėshtje javėsh”
Si pėrfaqėsohen aleatėt e Partisė Demokratike nė qeverisje
Shamku: “Berisha favorizon universitetet private tė klientelistėve tė tij”
Kryesia e PS-sė do tė riformatohet, zgjedhjet brenda muajit
Kodheli: “Ministri Prifti tė bėjė transparencė mbi kredinė prej 5 milionė eurosh”
Vizat, KE: Shqipėria dhe Bosnja i kanė pėrmbushur kushtet
Berisha kėrkon pėrfshirjen e diasporės dhe tė emigrantėve nė procesin e votimeve
Konferenca e Kryetarėve nuk vendos pėr komisionin, Patozi i kthen pėrgjigje Ruēit
Xhaēka: “PS-ja ėshtė e gatshme tė paraqesė akuzat nė gjykatė pėr rastin ‘Vokshi’”
Felaj: “Ministrja Majlinda Bregu ka mashtruar, tė japė dorėheqjen”
Kapotas: “Do tė ngremė padi nė gjykatė pėr akuzat e PS-sė”
Metalla: “Kryebashkiaku Rama tė dalė nga strofulla e Tan Leprit”
Xhaēka: “Bregu mashtron, kompania nuk ėshtė pezulluar njė vit mė parė”
Familja mbretėrore pėrkujton shpalljen e Monarkisė shqiptare nga mbreti Ahmet Zogu
Qeveria miraton listėn e personave qė ndihmojnė terrorizmin
Topalli takon ambasadorin Bosh, nė pėrfundim tė mandatit diplomatik
Berisha: “Ndėshkime ndaj zaptuesve tė plazheve publike”
Fajon: “Shqipėria dhe Bosnja tė pėrfshihen menjėherė nė regjimin pa viza”
Rustem Gjata: “Komisioni i Venecias mund tė mos shprehet pėr hapjen e kutive”
Genc Ruli, kandidat favorit pėr postin e guvernatorit tė Bankės
Gjermeni: “Kryeministri Berisha mashtron pėr mbajtjen e premtimeve”
Braēe: “Vokshi favorizoi Arian Tartarin, i jep 4 vendburime tė naftės dhe gazit”
Komisioni hetimor dhe korrupsioni mbeten nė diskutimet e Partisė Socialiste
Meta takon zėvendėspresidentin e Guatemalės, kėrkon njohjen e Kosovės
Topalli rikonstrukton sallėn e seancave parlamentare nė prag tė sesionit tė ri
Portofolat ministrorė qė nuk do tė preken nga ndryshimet nė qeveri
Felaj: “Ministrja Bregu mashtron, kunati i saj ka marrė me koncesion ndėrtimin e 10 HEC-ve”
Bogdani: “Kryebashkiaku Rama tė bėjė transparencė mbi gjobat ndaj ndėrtuesve”
Xhaēka: “Drejtori i Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit tė japė dorėheqjen”
Rama takon delegacionin e Partisė Komuniste kineze, ftohet tė vizitojė Kinėn


© Copyright  Gazeta Albania 2005. Kushtet e perdorimit.        Powered by WebPhotoPro