Pensionet, Kush pėrfiton nga skemat suplementare dhe trajtimet e veēanta
Avushe Zhuka
Instituti i Sigurimeve Shoqėrore pėrcakton kategoritė qė pėrfitojnė nga skemat suplementare tė pensionit dhe trajtime tė veēanta. Specialistė tė ISSH-sw bėnė publike dje skemat e reja tė kontributit suplementar dhe skemat e pėrfitimit suplementar pėr personat qė kryejnė funksione kushtetuese, punonjėsit e shtetit dhe pėr personat qė kanė tituj shkencorė (profesor, profesor i asociuar, drejtues kėrkimesh, mjeshtėr kėrkimesh). Si pėrfitues tė kėtyre skemave pėrfshiheshin edhe ushtarakėt tė ndarė sipas grupeve, ushtarakėt e Ministrisė Mbrojtjes, Policia e Shtetit, Garda e Republikės, Shėrbimi Informativ Shtetėror, Policia e Burgjeve. Kontributi suplementar shtetėror ėshtė nė masėn 4 pėr qind tė pagės pėr personat qė kryejnė funksionet kushtetuese, nga Presidenti deri te Avokati Popullit, institucione qė pėrfshihen nė grupin I (a dhe b). Pėr punonjėsit e shtetit, nga zėvendėsministėr deri pėrgjegjės sektori nė ministri dhe institucione qendrore, qw pėrfshihen nė grupin II (a, b, c), kontributi suplementar ėshtė nė masėn 3 pėr qind tė pagesės. Nė masėn 2 pėr qind tė pagės ėshtė kontributi pėr specialistėt nė ministri dhe nw institucione qendrore, grupi II (d). Pėr personat me tituj shkencorė tė punėsuar nė institucione publike, kontributi suplementar ėshtė 3.5 pėr qind e pagės. Nė masėn 7 pėr qind tė pagės ėshtė kontributi pėr personat me tituj shkencorė tė punėsuar nė institucione jopublike. Pwr Forcat e Armatosura (MM, MB, PB, SHISH, Garda, PMNZSH), kontributi wshtw nw maswn 2 pėr qind tw pagės.
Pėrfitimi suplementar
Pėr personat qė bėjnė pjesė nė grupin I (a), pėrfitimi suplementar pėr dy vjet shėrbim ėshtė nė masėn 25 pėr qind tė pagės referuese dhe pėr ēdo vit shėrbim mbi 2 vjet ėshtė 5 pėr qind tė pagės, por jo mė shumė se 60 pėr qind tė pagės referuese. Pėrfitimi suplementar pėr grupin I (b), pėr 2 vjet shėrbim ėshtė nė masėn 20 pėr qind tė pagės referuese dhe pėr ēdo vit shėrbim mbi 2 vjet, ėshtė 5 pėr qind tė pagės referuese, por jo mė shumė se 50 pėr qind. Personat qė bėjnė pjesė nė grupin II (a), qė janė punonjės shtetėrorw, si zėvendėsministrat, pėrfitojnė pėr ēdo vit shėrbimi 1.5 pėr qind tė pagės referuese, por jo mė shumė se 40 pėr qind tė pagės referuese. Pėrfitimi suplementar pėr grupin II (b, c) pėr ēdo vit shėrbim ėshtė nė masėn 1.3 pėr qind tė pagės referuese, por jo mė shumė se 40 pėr qind tė pagės referuese. Pėr punonjėsit e grupit II (d), ku bėjnė pjesė specialistėt nė ministri dhe nė institucione qendrore, pėrfitimi suplementar pėr ēdo vit shėrbim ėshtė nė masėn 1 pėr qind tė pagės referuese, por jo mė shumė se 40 pėr qind tė saj. Personat me tituj shkencorė, profesorė dhe drejtues kėrkimesh, pėrfitimi suplementar ėshtė 1.3 pėr qind tė pagės referuese pėr ēdo vit shėrbimi, por jo mė shumė se katėrfishi i pensionit bazė, pėrfshirė kėtu pensionin qė merr nga skema e detyrueshme. Pėrfitimi suplementar pėr personat me tituj shkencorė, profesorė i asociuar dhe mjeshtėr kėrkimesh, ėshtė nė masėn 1.1 tė pagės referuese pėr ēdo vit shėrbimi, por jo mė shumė se katėrfishi i pensionit bazė, pėrfshirė pensionin qė merr nga skemat e detyrueshme.
Sigurimi suplementar ėshtė njė shtesė mbi pensionin publik qė jepet nga skemat e detyrueshme. Pensioni suplementar bazohet mbi parimin kontributiv dhe trajton njė numėr tė kufizuar tė punėsuarish. Pensioni suplementar pėrfitohet pas plotėsimit tė kushteve tė pėrcaktuara pėr tė pėrfituar njė lloj pensioni.
Trajtimet e veēanta
Sipas specialistėve tė ISSH-sė, janė njė sėrė kategorish qė pėrfitojnė trajtime tė veēanta. Nė kėto kategori pėrfshihen tė gjithė ata qė kanė pėrfituar pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi, ish-punonjėsit e nėntokės nė minierė, ish-punonjėsit e industrisė ushtarake, ish-pilotėt fluturues dhe ish-efektivat e mjeteve lundruese. Gjithashtu pėrfitojnė nga trajtimet e veēanta familjet qė kanė marrė statusin e dėshmorit, invalidėt e luftės, veteranėt e LANĒ-it. Tė gjitha kėto pėrfitime paguhen nga buxheti i shtetit. Periudha e trajtimeve tė veēanta njihet si periudhė sigurimi pėr efekt tė pensioneve tė skemės sė detyrueshme. Pėr kėtė periudhė kontributet e sigurimeve shoqėrore paguhen nga buxheti i shtetit. Shpenzimet e buxhetit tė shtetit pėr kėto lloji trajtimesh janė nė masėn 3073 milionė lekė.
Paguajnė sigurime suplementare nė total 23385 persona
Punonjės shtetėrorė 6680 persona
Ushtarakė 8826 persona
Policė 7879 persona
Tė ardhura tė mbledhura nga kontributi suplementar 285 milionw lekw
Pėrfitojnė pension suplementar si ish-funksionarė kushtetues, punonjės tė shtetit 1193 persona
Pėrfitojnė pension suplementar me tituj shkencorė 238 persona
Pensione suplementare tė ushtarakeve
Ushtarė 4954 persona
Policė 113 persona
Totali i pensioneve suplementare 6498 persona
Buxheti pėr pensionet suplementare 595 mln lekw
Punonjės shtetėrore 211 mln lekw
Ushtarakė 364 mln lekw
Policė 20 mln lekw
tab
Pėrfituesit nė shifra tė trajtimit tė veēantė
Trajtim i veēantė pėr ish-punonjėsit e nėntokės nė miniera 3712 persona
Trajtim i veēantė pėr ish-punonjėsit e industrisė ushtarake 809 persona
Trajtim i veēantė pėr ish-pilotėt fluturues 267 persona
Trajtimi i veēantė pėr ish-efektivat e mjeteve lundruese nėn ujw (nėndetėset) 79 persona
Pensione tė parakohshme pėr vjetėrsi shėrbimi
Ushtarakė dhe SHISH 9593 persona
Policė 486 persona
Totali 10079 persona
Studimi: Njė pjesė e mirė e shqiptarėve nuk dinė si pėrfitohet njė pension
Njė pjesė e mirė e shqiptarėve duket se nuk kanė informacione pėr daljen nė pension. Nga njė studim pėr informimin e opinionit publik mbi sigurimet shoqėrore, tė organizuar nga ISSH-ja, ka rezultuar se rreth 30 pėr qind e tė intervistuarve nuk e dinin se si pėrfitohet pensioni. Ata nuk e kishin idenė aspak se pėr tė dalė nė pension duhet qė tė jesh i siguruar, pra tė kesh derdhur kontribute. Pyetjes nėse pėrfitohet pensioni pa qenė tė siguruar, rreth 30 pėr qind tė intervistuarve nga Durrėsi, Elbasani, Fieri, Lezha dhe Tirana, i janė pėrgjigjur me fjalėn nuk e di. Tė rinjtė nėn moshėn 25 vjeē nuk kanė njohuri dhe informacione pėr mėnyrat e sigurimit tė pensionit. Rreth 20 pėr qind e tė intervistuarve, kryesisht tė rinj nėn moshėn 18 vjeē dhe 18-25 vjeē, nuk e njohin mėnyrėn e sigurimit pėr pension dhe nuk kanė dijeni pėr vitet e vjetėrsisė sė punės pėr tė pėrfituar pension pleqėrie. Por jo vetėm tė rinjtė nuk janė tė informuar pėr mėnyrėn e sigurimit pėr pension, 8 pėr qind e tė intervistuarve tė moshės 45-60 vjeē dhe mbi 60 vjeē nuk e njohin mėnyrėn e sigurimit pėr pension. ISSH-ja intervistoi nė kėtė studim 2730 persona, nga tė cilėt pjesa mė e madhe, rreth 70 pėr qind e tyre, ishin banorė tė zonave urbane. Ndėrsa vetėm 30 pėr qind e tė intervistuarve ishin nga zonat rurale, tė cilėt u pyetėn ndėrsa punonin nė zona urbane. Ky studim pėrfshiu 12 rajonet e vendit tonė, ku ushtrojnė veprimtarinė e tyre pėrkatėsisht drejtoritė rajonale tė sigurimeve shoqėrore nė Tiranė, Shkodėr, Lezhė, Durrės, Korēė, Vlorė, Gjirokastėr, Berat, Dibėr, Krujė, Elbasan dhe Fier.
Pensionet, nė pikėpyetje, skema ėshtė e paqartė edhe pėr ekspertėt
Ekzistenca ose jo nė formėn e njė skeme sociale pėr tė ardhmen e sistemit tė pensioneve nė Shqipėri ėshtė ende nė njė pikėpyetje tė madhe. Pėr kėtė formė, ose pėr ndryshimin e saj, janė tė paqartė edhe ekspertėt mė tė mirė tė pensioneve nė vend, tė cilėt nuk dinė tė sqarojnė se si do ti vejė halli. Deri tani dihet vetėm qė skema e pensioneve do tė vazhdojė tė marrė para nga buxheti, pėr sa kohė qeveritė do tė rritin pensionet mė shumė se sa tė ardhurat qė mblidhen nga kontributet. Por edhe pse kjo lloj llogarie tė ēon drejt njė pėrfundimi qė tregon se skema e pensioneve nė vend po falimenton, pėrsėri autoritet e ISSH-sė nuk e pranojnė nocionin faliment, duke thėnė se kjo skemė do tė vijojė tė financohet nga paratė e taksapaguesve shqiptarė, pasi nė tė kundėrt tė ēon nė destabilizim. Nė bazė tė ligjit ne kemi pėr detyrė tė mbulojmė vetėm inflacionin pėrmes kontributeve. Nėse qeveria vendos ti rrisė me shumė, atėherė fondet do tw vijnė nga buxheti, - thotė Evelina Koldashi, drejtore e ISSH-sė. Tė ardhurat nga kontributet janė rritur vit pėr vit, por pagesat pėr pensionet po rriten edhe mė shumė. Vitin e kaluar, qeveria pagoi 55 milionė dollarė nga buxheti pėr tė mbuluar vetėm deficitin primar tė skemės, pa llogaritur pagesat pėr kategoritė e privilegjuara. Kėto tė fundit pėrfitojnė njė fond jo tė vogėl dhe nė pjesėn mė tė madhe u pėrkasin individėve tė cilėt kanė merita tė veēanta. Por, ISSH-ja, nga ana tjetėr, ka edhe njė shqetėsim, atė tė ikjes sė tė ardhurave qė do tė shėrbenin pėr kontribute tė skemėn e sigurimeve. Janė dy elementė qė po gėrryejnė tė ardhurat. E para emigrimi, e dyta ekonomia informale, e cila nuk e rrit numrin e kontribuuesve, - ka shtuar mė tej drejtoresha Koldashi. Ekspertėt thonė se skema e sigurimeve ka nevojė pėr ndėrhyrje urgjente, jo vetėm pėr tė pėrmirėsuar financat e saj, por edhe pėr ta bėrė njė skemė mė tė drejtė.
8 Korrik 2010
|