
POLITIKE
 AKTUALITET
 INVESTIGIMI
 SPECIALE
 RRETHET
 EKONOMI
 SOCIALE
 SHENDETESI
 KOMENT & DEBAT
 DEBAT
 FORUM
 INTERVISTA
 DOSIER
 RAJONI
 KOSOVA
 BOTA
 SPORT
 REPORTAZH
 SUPLIMENTI SHERBIM


STAFI I GAZETES
 REKLAMA NE GAZETE

|
|

Ndryshon ligji Pėr konkurrencėn, tani mė shumė gjoba pėr shkelėsit
Ervin KOĒI
Qeveria ka ndryshuar dje Ligjin Pėr mbrojtjen e konkurrencės, duke kryer nė tė pėrmirėsime dhe ndryshime qė do ti japin Autoritetit tė Konkurrencės mė shumė fuqi dhe dispozita. Ndryshimet mė tė fundit vijnė menjėherė pas nisjes sė hetimeve dhe kontrolleve tė ndryshme gjatė kohėve tė fundit qė AK-ja po zhvillon nė vend ndaj skemave monopol tė subjekteve tė ndryshme nė tregun shqiptar. Sipas ligjit tė ri, ndalohet ēdo abuzim me pozitėn dominuese nga njė ose mė shumė ndėrmarrje, qė e zotėrojnė kėtė pozitė nė treg. Ndryshimet prekin ndėrmarrjet publike dhe ndėrmarrjet, tė cilave i janė dhėnė tė drejta ekskluzive ose tė drejta tė veēanta. Ndėrmarrjeve, tė cilave iu ėshtė besuar ushtrimi i veprimtarisė nė fushėn e shėrbimeve me interes ekonomik tė pėrgjithshėm, ose tė monopoleve tė orientuara drejt sigurimit tė tė ardhurave, kontrollohen nė bazė tė ligjit tė ri nė veprimtarinė e tyre. Sipas ligjit tė ri, Pozitė dominuese, ėshtė ajo fuqi ekonomike e mbajtur nga njė ose mė shumė subjekte tė afta tė veprojnė, pėr sa i takon ofertės ose kėrkesės, nė mėnyrė tė pavarur nga pjesėmarrėsit e tjerė nė treg, si konkurrentėt, klientėt ose konsumatorėt. Sipas ligjit, mund tė pėrjashtohet nga zbatimi i pikės 1, tė nenit 4, ēdo marrėveshje e cila kontribuon nė pėrmirėsimin e prodhimit ose tė shpėrndarjes sė produkteve ose shėrbimeve, ose nė nxitjen e progresit teknologjik apo ekonomik, nėse njė pjesė e mjaftueshme e kėtyre pėrfitimeve shkon nė favor tė klientėve e tė konsumatorėve, dhe kur: 1) nuk pėrmban kufizime tė veprimtarive tė ndėrmarrjeve pjesėmarrėse qė nuk janė tė domosdoshme pėr tė arritur objektivat e sipėrpėrmendura; 2) nuk kufizon, nė mėnyrė tė ndjeshme, konkurrencėn nė lidhje me produktet apo shėrbimet, objekt i kėtyre marrėveshjeve. Ēėshtjet, procedurat hetimore dhe kontrollet e pėrqendrimeve, pavarėsisht nga faza nė tė cilėn ndodhen nė ēastin e hyrjes nė fuqi tė dispozitave tė kėtij ligji, do tė vazhdojnė tu nėnshtrohen dispozitave tė mėparshme deri nė dhėnien e vendimit pėrfundimtar tė Komisionit tė Konkurrencės.
Pėrjashtimi i marrėveshjeve
Komisioni, nė zbatim tė nenit 5, miraton rregullore pėr kategoritė e marrėveshjeve qė pėrjashtohen nga ndalimi i parashikuar nė pikėn 1, tė nenit 4. Nė kėto rregullore pėrcaktohen me hollėsi kushtet qė duhet tė pėrmbushin marrėveshjet pėr tė pėrfituar nga pėrjashtimi i ndalimit tė parashikuar nė pikėn 1, tė nenit 4.
Marrėveshjet me rėndėsi tė vogėl
Mund tė pėrjashtohen nga zbatimi i pikės 1, tė nenit 4, ato marrėveshje, tė cilat nuk e kufizojnė ndjeshėm konkurrencėn nė treg, nė rast se pjesa e tregut e tė gjitha ndėrmarrjeve sė bashku, pjesėmarrėse nė kėtė marrėveshje, nuk tejkalon: a) 10 pėr qind tė tregut pėrkatės, ku pjesėmarrėsit janė konkurrentė; b) 15 pėr qind tė tregut pėrkatės, ku pjesėmarrėsit nuk janė konkurrentė.
Pėrqendrimi i ndėrmarrjeve
Pėrqendrim tė ndėrmarrjeve kemi nė rastet se: a) dy ose mė shumė ndėrmarrjeve ose pjesė ndėrmarrjesh tė pavarura nga njėra-tjetra; b) kontrollit tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė njė ose mė shumė ose tė njė pjese tė kėtyre tė fundit. Kontrolli, sipas shkronjės b, tė pikės 1, tė kėtij neni, mund tė pėrfitohet nėpėrmjet tė drejtave, kontratave ose ēdo mėnyre tjetėr, tė cilat, nė mėnyrė tė veēantė ose tė kombinuar, nė bazė juridike ose faktike, krijojnė mundėsinė e ushtrimit tė njė ndikimi vendimtar mbi veprimtarinė ekonomike tė njė ndėrmarrjeje, nė veēanti, me anė tė: a) sė drejtės sė pronės ose tė sė drejtės pėr tė pėrdorur tė gjitha ose njė pjesė tė aktiveve tė njė ndėrmarrjeje; b) tė drejtave ose kontratave, qė ndikojnė nė mėnyrė tė ndjeshme nė pėrbėrjen, votimin ose vendimet e organeve drejtuese tė njė ndėrmarrjeje. Krijimi i njė ndėrmarrjeje tė pėrbashkėt nuk pėrbėn njė pėrqendrim sipas kėtij neni, nė rast se ka pėr objekt apo pasojė bashkėrendimin e veprimtarive konkurruese ndėrmjet dy ose mė shumė ndėrmarrjesh tė pavarura. Nė kėtė rast, krijimi i njė ndėrmarrjeje tė pėrbashkėt do tė vlerėsohet nė bazė tė nenit 4, tė kėtij ligji..
Kontrolli i pėrqendrimeve
Pėrqendrimet e ndėrmarrjeve njoftohen nė autoritet pėr tė marrė autorizim, nėse nė vitin e fundit financiar, para pėrqendrimit: a) xhiroja e tė gjitha ndėrmarrjeve pjesėmarrėse sė bashku nė tregun ndėrkombėtar ėshtė mė shumė se 7 miliardė lekė dhe xhiroja e tė paktėn njė ndėrmarrjeje pjesėmarrėse, nė tregun e brendshėm, ėshtė mė shumė se 200 milionė lekė; b) xhiroja e tė gjitha ndėrmarrjeve pjesėmarrėse sė bashku nė tregun e brendshėm ėshtė mė shumė se 400 milionė lekė dhe xhiroja e tė paktėn njė ndėrmarrjeje pjesėmarrėse, nė tregun e brendshėm, ėshtė mė shumė se 200 milionė lekė. Pėrqendrimet e parashikuara nė pikėn 1, tė kėtij neni, njoftohen brenda nga lidhja e marrėveshjes pėr bashkim dhe nga publikimi i ofertės publike pėr blerje ose shkėmbim. Ndėrmarrje pjesėmarrėse, nė kuptimin e kėtij neni, janė: a) nė rast bashkimi, ndėrmarrjet qė bashkohen; b) nė rast pėrftimi kontrolli, ndėrmarrjet dhe/ose personat e parashikuar nė shkronjėn b, tė pikės 1, tė nenit 10, qė pėrftojnė kontrollin, dhe ndėrmarrjet ose pjesėt e ndėrmarrjeve, qė bėhen objekt tė pėrftimit tė kontrollit;
Ankimi
Kundėr vendimeve tė komisionit pėr vendosjen e sanksioneve mund tė bėhet ankim nė gjykatė, brenda 30 (tridhjetė) ditėve nga data e marrjes sė njoftimit pėr vendimin. Gjoba e vėnė nga AK-ja ėshtė titull ekzekutiv dhe ekzekutohet sipas dispozitave tė Kodit tė Procedurave Civile. AK-ja nuk ka detyrim qė tė parapaguajė taksėn apo tarifėn pėr shėrbimin pėrmbarimor.
Hetimi nė sektorėt e ekonomisė
Autoriteti, me nismėn e tij, me kėrkesėn e Kuvendit me kėrkesėn e institucioneve rregullatore tė sektorėve pėrkatės, mund tė kryejė njė hetim tė pėrgjithshėm nė njė sektor tė ekonomisė, nėse ngurtėsia e ēmimeve ose rrethana tė tjera tė bėjnė tė mendosh se konkurrenca nė treg kufizohet ose shtrembėrohet. Autoriteti mund tu kėrkojė ndėrmarrjeve ose grupimeve tė ndėrmarrjeve qė ti sigurojnė tė gjitha informacionet e nevojshme pėr kryerjen e hetimit. Sekretariati, me miratimin e komisionit, mund tė fillojė hetimin paraprak, me nismėn e tij, me ankesė tė palėve tė interesuara ose tė treta, pėr kufizime, shtrembėrime apo pengime tė konkurrencės. Sekretariati fillon hetimin paraprak, sa herė qė kėrkohet nga komisioni. Autoriteti ruan mbetjen anonim tė ankuesit, sa herė qė ky i fundit e paracakton njė gjė tė tillė.
Hetimi i thelluar
Kur vihen re shenja tė kufizimeve tė konkurrencės, sekretariati, me miratim tė Komisionit, fillon njė procedurė tė thelluar hetimi. Ai fillon njė procedurė tė tillė, sa herė qė i kėrkohet nga komisioni. Komisioni me vendim pėrcakton hapat pėr realizimin e kėtij hetimi. Afati i pėrfundimit tė procedurave tė hetimit tė thelluar ėshtė si rregull 6 (gjashtė) muaj nga data e vendimit tė komisionit pėr hapjen e hetimit tė thelluar. Afati sipas pikės 3, tė kėtij neni, mund tė zgjatet me vendim tė komisionit nė rast se kėrkohen hetime tė mėtejshme, qė kanė tė bėjnė me prova, tė dhėna shtesė dhe ekspertizė tė specializuar pėr shqyrtimin e rastit. Procedurat hetimore, tė parashikuara nė nenet 41,42 e 43, tė kėtij ligji, kryhen sipas rregulloreve tė dala nė zbatim tė kėtij ligji. Komisioni shprehet me vendim pėr mbylljen e hetimit, nė zbatim tė neneve 41, 42, e 43, tė kėtij ligji, edhe nė rastet kur nuk konstatohen shenja tė kufizimeve tė konkurrencės.
1 Korrik 2010
|
|
|
 Ekonomi
Rritja e ēmimeve tė konsumit, problemi i ditės pėr familjet shqiptare
Karteli i bukės fikson ēmimin nė 80 lekė por nuk pėrcakton peshėn
Tė ardhurat nga Doganat, 11.4 miliardė lekė pėr muajin gusht
Qeveria jep me qira pėr 1 euro 87.6 mijė m2 tė kombinatit nė Elbasan
Lojėrat e fatit, ndryshojnė procedurat e licencimit pėr subjektet e reja
Nė Gjermani pėrurohet teknologjia e fundit 4G
Raporti i INSTAT-it: Bien eksportet, thellohet deficiti tregtar
Shkurtimet nė buxhet, fondeve e pakėsuara nisin tė prekin sektorėt
Transporti shkollor, shenja dalluese pėr mjetet qė transportojnė nxėnės
Nė Eurozonė 16 milionė tė papunė, nė BE 23 milionė
BSH do heqė nga qarkullimi kartėmonedhėn njėmijėlekėshe para vitit '97
Ēmimet e konsumit njohin vetėm rritje, BSH nuk pasqyron realitetin
Ndryshon tregu i banesave, emigrantėt dhe pasanikėt preferojnė vilat
BSH: Biznesi ndjehet i pasigurt, nguron tė investojė
Ndėrtuesit mohojnė deklaratat politike: Nuk jemi gjobitur nga bashkia
Grupi i inxhinierėve: Pse nuk monitorohet koncesioni i bakrit
Investitorėt braktisin ndėrtimin pėr HEC-et
Newsweek: Shqipėria, mė e mira mes vendeve tė varfra
Parkimi nė kryeqytet, ja zonat me pagesė tė pėrcaktuara nga bashkia
Amerika qetėson botėn: Nuk do tė lejojmė krizė pėr ēmimin e bukės
Vazhdojnė spekulimet, pas bukės rritet ēmimi i vajit dhe i orizit
Regjistrimi i ekonomive jobujqėsore, pėrcaktohen rregullat pėr regjistruesit
Kasat fiskale futen nė sistemin elektronik, Tatimet vazhdojnė kontrollet
Shtrenjtimi i bukės, ja si abuzojnė tregtarėt me ēmimin e miellit
Abuzimet me biletat e udhėtimit, nis kontrolli ndaj kompanive
Kredi mė tė lira pėr shtėpi, ku mund ti gjeni dhe si ti merrni
Shtohet fluksi i emigrantėve, agjencitė detare rrisin ēmimet
Shqipėria, vendi me ēmimet mė tė shtrenjta tė biletave tė udhėtimit
Pas ujit shtrenjtohet dhe buka, rekordi shėnohet nė Durrės me 100 lekė
Abuzimi, Banka Botėrore penalizon dy firma shqiptare

|