Sa u kushton taksapaguesve shqiptarė qeveria Berisha 2
Vetėm me pagat mujore qeveria harxhon nė muaj rreth 100 milionė lekė
Eljona Ballhysa
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, duket se nuk po mban premtimin elektoral pėr tė pasur njė qeveri nė dietė. Megjithėse ai ka krijuar njė kabinet qeveritar me njė numėr tė vogėl ministrash, nga ana tjetėr ka krijuar mė shumė se 3 kabinete tė tjera qeveritare nė prapavijė, qė do tė thotė se pas ministrave qėndrojnė jo pak, po 35 zėvendėsministra dhe nė ndihmė tė kryeministrit janė emėruar jo pak, po 21 kėshilltarė dhe ndihmės. Qė tė gjithė sė bashku, vetėm me pagėn mujore qė marrin, i kushtojnė qytetarėve shqiptarė 100 milionė lekė nė muaj, pa llogaritur kėtu paratė qė marrin nga pjesėmarrja nė borde tė ndryshme, dietat, makinat etj.
Paratė
Kryeministri Berisha ėshtė ndėr ata drejtues qė sipas burimeve nuk para i pyet kėshilltarėt dhe ndihmėsit, megjithatė, numri i tyre nė qeveri ėshtė mė i madh se numri i ministrave, pra 21 tė tillė. Paga mujore e njė kėshilltari ėshtė afėrsisht 1.2 milionė lekė tė vjetėr nė muaj. Paga e 21 kėshilltarėve tė kryeministrit Berisha kap shifrėn e 25.2 milionė lekėve nė muaj.
Kabineti qeveritar ka gjithsej 15 ministra. Secili prej tyre merr afėrisht njė pagė mujore prej 1.5 milionė lekė nė muaj. Tė 15-tė sė bashku kushtojnė 22.5 milionė lekė nė muaj, pa pėrfshirė kėtu paratė pėr karburant, pagesėn e shoferit dhe shpenzimet tė tjera, si bileta avioni, apo dieta. Shifra rritet edhe mė shumė duke i shtuar edhe pagėn mujore tė kryeministrit, megjithėse duhet shtuar se nė krahasim me homologėt e tij kjo pagesė ėshtė normale.
Ajo qė bie nė sy mė shumė nė kabinetin qeveritar ėshtė fryrja e tij mė njė numėr tė madh zėvendėsministrash, saktėsisht 35 tė tillė, qė ndryshe pėrkthehen dy ose tre zėvendėsministra nė njė dikaster. Njė zėvendėsministėr merr njė pagė mujore afėrsisht 1.3 milionė lekė dhe 35 tė tillė kushtojnė 45.5 milionė lekė tė muaj.
Me njė numėr kaq tė fryrė zėvendėsministrash mėsohet se kryeministri Berisha ėshtė munduar qė tė kėnaqė aleatėt. Zgjerimi i koalicionit qeverisės edhe me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim ka detyruar kryeministrin Sali Berisha qė tė rrisė nė mėnyrė formale dhe joefektive jo vetėm numrin e portofolave ministrorė, siē bėri nė rastin e krijimit tė postit tė ministrit tė Shtetit, por edhe tė zėvendėsministrave. Ndryshe nga kabineti paraardhės, ky i tanishmi ka plot 35 zėvendėsministra, ku pėr herė tė parė ndoshta nė historinė e pluralizmit shqiptar vetėm Ministria e Kulturės ka tre tė tillė. I gjithė kabineti qeveritar kap shifrėn e 72 titullarėve, qė nė muaj kushtojnė rreth 100 milionė lekė, ndėrsa nė njė vit pagat e tyre kapin shifrėn e 1.2 miliardė lekėve. Kjo shifėr sigurisht qė ėshtė mė e lartė nėse pėrllogariten dietat, karburanti, shoferėt, truprojat dhe biletat e avionėve.
Ministrat qė kanė nė krah tre zėvendės
Numri i madh i partive aleate me tė cilat hyri nė zgjedhjet e 28 qershorit, rreth 16 parti aleate i kanė diktuar PD-sė njė kabinet qeveritar mė tė gjerė sesa ai me tė cilin qeverisi katėr vitet e shkuara. Kėshtu, pavarėsisht trumbetimit nė media pėr njė qeveri tė vogėl, kreu i maxhorancės, Sali Berisha, pėr tė kėnaqur tė gjithė aleatėt tė vjetėr dhe tė rinj, ka rritur jo pak numrin e dikastereve qė kanė nga tre zėvendėsministra. Kėshtu, gjashtė prej ministrive aktuale kanė nga tre poste zėvendėsministrash, ku shumica u ėshtė dhėnė aleatėve tė PD-sė. Ndėrsa gjatė mandatit tė parė kishim vetėm njė dikaster me tri poste zėvendėsministrash, pra Ministrinė e Brendshme, sot numri i ministrive tė tilla ka shkuar nė gjashtė. Me tre zėvendėsministra ėshtė bėrė organika e Ministrisė sė Mbrojtjes, ku ėshtė larguar Petrit Karabina, pėr tu zėvendėsuar nga Arian Starova, ndėrsa ėshtė shtuar edhe njė karrige zėvendėsministri edhe pėr kreun e PLL-sė, Ekrem Spahia, i cili ka lėnė postin e zėvendėsministrit tė Kulturės qė mbante mė parė. Me tre zėvendėsministra funksionon sot edhe Ministria e Ekonomisė dhe Energjetikės, e cila, pėrveē Eno Bozdos dhe Neritan Alibalit, ka tani si zėvendėsministėr edhe Leonard Beqirin si pėrfaqėsues i LSI-sė. Po ashtu, me tri poste zėvendėsministri ėshtė bėrė edhe Ministria e Punėve Publike dhe Transporteve, duke emėruar Edmond Haxhinaston si pėrfaqėsues i LSI-sė, Adriatik Alimadhin si pėrfaqėsues i Ballit dhe Ernest Nokėn. Por, ndėrsa pėr katėr ministritė e mėsipėrme ky shtim mund tė justifikohet pėr shkak tė rėndėsisė dhe volumit tė madh tė punėve qė mbulojnė, njė gjė e tillė nuk mund tė thuhet pėr dy dikasteret me mė pak rėndėsi nė kėtė kabinet qeveritar, pra pėr Ministrinė e Mjedisit dhe atė tė Kulturės. Struktura e kėtyre dy ministrive ėshtė shtuar po ashtu me nga njė post zėvendėsministri, ku shumica e kėtyre posteve u ėshtė dhėnė aleatėve. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, pėrveē ministrit Fatmir Mediu, ka si pėrfaqėsues politik edhe tre zėvendėsministrat Arben Demeti, Taulant Bino dhe Auron Meneri, ndėrsa nė Ministrinė e Kulturės si zėvendėsues tė ministrit Ferdinand Xhaferri janė emėruar Dashnor Bajaziti, Nikollė Lesi dhe Suzana Turku. Shtimi i numrit tė zėvendėsministrave ka rritur edhe barrėn financiare tė kėsaj qeverisje, ēka e bėn njė premtim tė pambajtur tė kėsaj maxhorance angazhimin pėr shkurtim tė shpenzimeve tė qeverisjes, kjo pasi dihet qė njė zėvendėsministėr pėr nga hierarkia renditet njėsoj si dhe njė deputet.
Zėvendėsministrat
Selim Belortaja - Zėvendėsministėr i Punėve tė Jashtme
Edith Harxhi - Zėvendėsministre e Punėve tė Jashtme
Iva Zajmi - Zėvendėsministre e Brendshme
Ferdinand Pone - Zėvendėsministėr i Brendshėm
Avenir Peka - Zėvendėsministėr i Brendshėm
Arian Starova - Zėvendėsministėr i Mbrojtjes
Ekrem Spahia - Zėvendėsministėr i Mbrojtjes
Zana Xhuka - Zėvendėsministre e Mbrojtjes
Edmond Hoxha - Zėvendėsministėr i Integrimit
Jorida Tabaku - Zėvendėsministre e Integrimit
Nezir Haldeda - Zėvendėsministėr i Financave
Alfred Rushaj - Zėvendėsministėr i Financave
Ermal Dobi - Zėvendėsministėr i Drejtėsisė
Brikena Kasmi - Zėvendėsministėr i Drejtėsisė
Leonard Beqiri - Zėvendėsministėr i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės
Neritan Alibali - Zėvendėsministėr i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės
Enno Bozdo - Zėvendėsministėr i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės
Edmond Haxhinasto - Zėvendėsministėr i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Adriatik Alimadhi - Zėvendėsministėr i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Ernest Noka - Zėvendėsministėr i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Nora Malaj - Zėvendėsministre e Arsimit dhe Shkencės
Halit Shamata - Zėvendėsministėr i Arsimit dhe Shkencės
Filloreta Kodra - Zėvendėsministre e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta
Kastriot Sulka-Zėvendėsministėr i Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta
Zamira Sinoimeri - Zėvendėsministre e Shėndetėsisė
Bardh Spahia - Zėvendėsministėr i Shėndetėsisė
Ndoc Fasllia - Zėvendėsministėr i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit
Tokli K. Thomaj - Zėvendėsministėr i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit
Dashnor Bajaziti - Zėvendėsministėr i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve
Nikollė Lesi - Zėvendėsministėr i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve
Suzana Turku - Zėvendėsministre e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve
Arben Demeti - Zėvendėsministėr i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave
Taulant Bino - Zėvendėsministėr i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave
Auron Meneri - Zėvendėsministėr i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave
Visho Ajazi Lika - Zėvendėsministėr i Shtetit pėr Reformat dhe Marrėdhėniet me Kuvendin
8 Shkurt 2010
|