Kerko     
E Premte, 30 Korrik 2010
 gazeta-albania.net

 POLITIKE

 AKTUALITET

 INVESTIGIMI

 SPECIALE

 RRETHET

 EKONOMI

 SOCIALE

 SHENDETESI

 KOMENT & DEBAT

 DEBAT

 FORUM

 INTERVISTA

 DOSIER

 RAJONI

 KOSOVA

 BOTA

 SPORT

 REPORTAZH

 SUPLIMENTI SHERBIM


 STAFI I GAZETES

 REKLAMA NE GAZETE

 
Projektligji, homoseksualėt nė Shqipėri do tė mbajnė poste publike


Eljona Ballhysa
Homoseksualėt nė Shqipėri mund tė zgjidhen, tė emėrohen nė poste publike apo tė merren me politikė. Kjo ėshtė parashikuar nė projektligjin “Pėr mbrojtjen nga diskriminimi”, i depozituar sė fundi nė Kuvend nga pesė deputetė tė Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike dhe njė deputet i LSI-sė. Drafti i firmosur nga Mark Marku, Raimonda Bulku, Paulin Sterkaj, Selami Xhepa, Viktor Gumi e Nasip Naēo nuk parashikon nė asnjė nen tė tijin ligjėrimin e martesave brenda gjinisė, ashtu sikurse ka premtuar pak kohė mė parė kryeministri Berisha. Por ajo qė sjell ky projektligj ėshtė mundėsia qė i krijohet kėsaj kategorie pėr t’u zgjedhur apo emėruar nė poste publike.
Postet
Pikėrisht kjo e drejtė ėshtė parashikuar nė Nenin 9 tė kėtij projekti, qė pritet tė pėrfshihet sė shpejti nė axhendėn e punimeve tė komisioneve parlamentare. “Pjesėmarrja nė politikė. Ndalohet diskriminimi nė ushtrimin e sė drejtės pėr tė zgjedhur, pėr t’u zgjedhur dhe pėr t’u emėruar nė njė detyrė publike”, - shkruhet nė Nenin 9 tė draftit pėr mbrojtjen nga diskriminimi. Ndėrkaq, Berisha, megjithėse deklaroi pak muaj mė parė se nė Shqipėri do tė ligjėrohen martesat brenda gjinisė, kjo nuk ėshtė parashikuar nė kėtė projekt. Duket se qeveria shqiptare ėshtė tėrhequr nga kjo deklaratė duke pasur parasysh reagimin e ashpėr tė komuniteteve fetare nė Shqipėri, por edhe faktin se martesat brenda gjinisė i kanė lejuar vetėm pak shtete europiane.
Projekti
Projektligji “Pėr mbrojtjen nga diskriminimi” ka si qėllim “tė parandalojė dhe tė ndėshkojė tė gjitha format e diskriminimit sipas fushave konkrete, pėr shkaqe qė kanė tė bėjnė me gjininė, racėn, ngjyrėn, etninė, gjuhėn, identitetin gjinor, orientimin seksual, besimet politike, fetare ose filozofike, statusin ekonomik, arsimor, shoqėror, shtatzėninė, pėrkatėsinė e pėrgjegjėsinė prindėrore, moshėn, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, statusin shėndetėsor, predispocione gjenetike, paaftėsinė, pėrkatėsinė nė njė grup tė veēantė ose pėr ēdo shkak tjetėr”. Pėr hartimin e kėtij ligji ėshtė marrė nė konsideratė edhe projekt-direktiva e Kėshillit tė Europės e 2 korrikut 2008 mbi implementimin e principeve tė trajtimit tė barabartė midis personave, pavarėsisht nga feja, ose besimi, paaftėsia, mosha ose orientimi seksual. Ky projektligj merr pėrsipėr tė mbrojė individė qė i pėrkasin njė grupi tė veēantė, ndjehen tė veēantė dhe kanė nevojė tė respektohen si gjithė tė tjerėt. Diskriminimi nė bazė tė kėtij projektligji ėshtė ēdo dallim, pėrjashtim, kufizim apo preferencė bazuar nė cilėndo arsye qė ka si qėllim apo pasojė pengesėn apo bėrjen tė pamundur tė ushtrimit nė tė njėjtėn mėnyrė me tė tjerėt tė tė drejtave e lirive themelore tė njohura nė Kushtetutėn e Shqipėrisė. Diskriminimi pėrfshin tė gjitha format e diskriminimit, tė tilla si: diskriminim tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė, diskriminim pėr shkak tė shoqėrimit, diskriminim pėr mė shumė se njė arsye, ngacmim, udhėzim pėr tė diskriminuar, ose mohimi i njė pėrshtatjeje tė arsyeshme. Ngacmim ėshtė ajo formė diskriminimi qė ka pėr qėllim apo efekt cenimin e dinjitetit tė personit dhe krijimin e njė mjedisi frikėsues, armiqėsor, pėrēmues, poshtėrues a ofendues pėr atė person, si dhe nė rastin e njė trajtimi mė pak tė favorshėm, i kryer si rezultat i kundėrshtimit ose i mosnėnshtrimit nga ana e personit tė cenuar ndaj njė sjelljeje tė tillė.

Berisha: “Do tė lejojmė martesat e homoseksualėve”

Nė mbledhjen e 29 korrikut tė Komitetit Ndėrministror tė Integrimit, kryeministri Berisha u shpreh se ėshtė gati ligji pėr lejimin e martesės tė personave tė sė njėjtit seks. “Njė ligj tjetėr ėshtė shumė i rėndėsishėm kundėr diskriminimit. Ky ligj ėshtė ofruar nga shoqėria civile dhe ka tė bėjė me tė drejtat e pakicave tė qėndrimeve tė caktuara. Kėtė ligj e ka pėrgatitur shoqėria civile. Duhet tė shihet se cilat do tė jenė qėndrimet dhe sa do tė mund tė favorizohen ato. Unė mendoj se pavarėsisht nga debati qė mund tė ngjallė ky ligj, diskriminimi ėshtė i papranueshėm. Ky ligj ka tė bėjė me tė drejtat e martesave brenda gjinisė dhe probleme tė tjera tė kėsaj natyre. Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese, tė njė tė drejte, tashmė tėrėsisht tė ligjėruar nė vendet europiane. Ky ligj ėshtė nė Parlament dhe duhet tė shqyrtohet me seriozitetin mė tė madh, pasi ėshtė njė standard qė gjykoj se zhduk njė lloj diskriminimi. Kėtu nuk ka njė qėndrim armiqėsor ndaj kėtyre pakicave. Fatmirėsisht nuk ka njė qėndrim armiqėsor mediatik, dhe kjo ėshtė njė arritje e vėrtetė. Ky ėshtė njė standard qė ka tė bėjė qartėsisht me tė drejtat e njeriut dhe qė ka mbėshtetje nė konventat nė tė cilat aderon dhe ėshtė e detyruar t’i respektojė. Vėrtet qė ne nuk i ndalojmė kėto martesa, por kėto nuk ndodhin sepse ėshtė opinioni. Mė mirė tė veprojė ligji, siē veprohet me tė gjitha pėrkujdesjet pėr tė zhdukur diskriminimin”, - ėshtė shprehur Berisha.

Projektligji parashikon ngritjen e institucionit tė Komisionerit pėr Mbrojtjen e Barazisė

Nė bazė tė kėtij drafti ėshtė parashikuar ngritja e njė institucioni tė veēantė, Komisioneri pėr Mbrojtjen e Barazisė, i cili do tė shqyrtojė tė gjitha ankesat qė kanė tė bėjnė me personat e veēantė, qė lidhet me diskriminimin qė parashikohen nė nenin 1 tė kėtij projekti. Komisioneri do tė ndihmohet nga tė paktėn njė zv.komisioner dhe tre ekspertė. Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi me njė shumicė tė thjeshtė tė deputetėve dhe ka njė mandat pesėvjeēar. Nė Nenin 26 ėshtė pėrcaktuar se “komisioneri paraqet njė raport tė paktėn njė herė nė vit pėrpara komisioneve tė Kuvendit”. Nė projekt ėshtė parashikuar qė komisioneri tė jetė i pavarur nė ushtrimin e detyrės dhe t’i nėnshtrohet vetėm Kushtetutės dhe ligjit. Paga e komisionerit barazohet me atė tė gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė. Paga e zėvendėskomisionerit ėshtė 80% e pagės sė komisionerit. Komisioneri zgjidhet nga shumica e thjeshtė e anėtarėve tė Kuvendit. Kandidatėt pėr komisioner i propozohen Kuvendit nga njė deputet, njė grup deputetėsh, si dhe nga organizata tė shoqėrisė civile. Para marrjes sė detyrės komisioneri bėn betimin para Kuvendit dhe betohet pėr mbrojtjen e barazisė nė pėrputhje me Kushtetutėn e Shqipėrisė. Mė tej nė projektligj parashikohen kushtet qė duhet tė pėrmbushė njė kandidat pėr komisioner. Ai duhet tė ketė cilėsi tė larta morale e veprimtari tė shquar nė komunitet, tė ketė njė diplomė universitare, tė paktėn 10 vjet pėrvojė nė fushėn e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, tė mos jetė i dėnuar me vendim tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė vepre penale, tė mos jetė deputet dhe tė mos jetė tė pakėn vitin e fundit anėtar i organeve drejtuese tė njė partie.

Gjoba nė rast se shkelen nenet e kėtij ligji

Nė Nenin 33 tė projektligjit ėshtė pėrcaktuar dhe vendosja e gjobave nė rast se konstatohet se ka raste qė diskriminohen persona tė ndryshėm. Nė rast se diskriminimi ushtrohet nga zyrtarėt e administratės shtetėrore, gjoba maksimale e vendosjes ėshtė 1 milion lekė (tė rinj). Ndėrsa gjoba maksimale ndaj bizneseve dhe institucioneve joqeveritare ėshtė 10 milionė lekė. Gjoba minimale ėshtė 20 mijė lekė tė rinj. Vendimi pėr vėnien e njė mase ndėshkimore me gjobė cakton gjithashtu dhe afatin e arsyeshėm brenda tė cilit paguhet gjoba. “Si mjet i fundit, veēanėrisht kur shkelėsi nuk i pėrmbahet vendimit tė komisionerit ose nuk e paguan gjobėn brenda tre muajve pas afatit tė caktuar nga komisioneri dhe sanksioni nuk ėshtė kundėrshtuar nė gjykatė, komisioneri mund t’u kėrkojė autoriteteve kompetence heqjen apo pezullimin e lejes ose autorizimit tė shkelėsit pėr ta ushtruar veprimtarinė e tij. Shkelėsi ndaj tė cilit merret masa ndėshkimore me gjobė ka tė drejtė tė ankohet nė gjykatėn kompetente sipas Kodit tė Procedurės Civile”, - thuhet nė pikėn 15 dhe 16 tė Nenit 33. Ndėrsa gjoba pas arkėtimit derdhet nė Thesarin e Shtetit.




19 Janar 2010
 
Politike
Largimi i Withers, ambasada e SHBA-ve shet makinat dhe ndėrron mobiliet
Ministri britanik, Lidington: “Ngėrēi politik dėmton imazhin e Shqipėrisė dhe bllokon reformat”
Nė shtator, Berisha bėn gati ndryshimet nė qeveri
Raporti i OSBE-sė: Shqetėsim pėr lirinė e mediasc
Opozita nė krah tė Presidentit: Mos bjer pre e shantazheve tė Berishės
PDK: Mazhoranca pėrgjegjėse pėr bllokimin e anėtarėve tė Kushtetueses
Bashkėpunimi, Meta zhvillon njė sėrė takimesh tė rėndėsishme nė Maqedoni
PD-ja sulmon Topin, reagon Presidenca: Akuzat e PD-sė, pėr tė spostuar vėmendjen nga politika
Ambasadori gjerman, Borshard, pėrfundon misionin diplomatik nė Shqipėri
Socialistėt akuza Prokurorisė: “Tė reagojė pėr ministrat e korruptuar”
Formulari A2, maturantėt edhe njė jave kohė pėr ta plotėsuar
PS: Shkurtimet nė buxhet thellojnė krizėn ekonomike
Withers jep mesazhin e lamtumirės, takon Topin, “harron” Berishėn
Partitė e vogla kėrkojnė ndryshim tė sistemit zgjedhor
Ambasadori gjerman kundėr draftit pėr SHISH-in
Ligji i SHISH-it, telefonata qė detyroi Berishėn ta tėrheqė sėrish
Maxhoranca miraton me “grushta” ndryshimet nė buxhet
Kodheli: “Shkurtimet nė buxhet nuk mbulojnė dėmet nga pėrmbytjet nė Shkodėr”
Pjerin Ndreu: Objektivi im, fitore nė zgjedhjet vendore
Presidenti grek, Papulias: Do tė vizitojė Tiranėn
Votat e LSI-sė, pėrcaktuese pėr fatin e Bahri Shaqirit
Ndryshimet nė ligjin e pronave, si preken pronarėt e ligjshėm
Shalsi: “Ministri Prifti kėrkon tė privatizojė Fushėn e Aviacionit”
Felaj: “Tė nisin hetimet pėr pasurinė e ministrit tė Ekonomisė dhe Energjetikės, Dritan Prifti”
ILDKP-ja do tė nis hetimet ndaj ministrit tė Ekonomisė dhe Energjetikės, Dritan Prifti
Drafti pėr SHISH-in, LSI-ja: Vota jonė kundėr nuk cėnon marrėdhėniet me PD-nė
Drafti pėr SHISH-in, Withers pėrsėrit qėndrimin e SHBA-ve: Jemi kundėr
Rama: “PS-ja nuk do tė bashkojė votat me LSI-nė pėr tė rėzuar draftin pėr SHISH-in”
Kreu i PS-sė: “Korrupsioni qeveritar po degradon ekonominė e vendit”
Meta: “LSI-ja ka synim tė marrė Bashkinė e Tiranės”


© Copyright  Gazeta Albania 2005. Kushtet e perdorimit.        Powered by WebPhotoPro