
POLITIKE
 AKTUALITET
 INVESTIGIMI
 SPECIALE
 RRETHET
 EKONOMI
 SOCIALE
 SHENDETESI
 KOMENT & DEBAT
 DEBAT
 FORUM
 INTERVISTA
 DOSIER
 RAJONI
 KOSOVA
 BOTA
 SPORT
 REPORTAZH
 SUPLIMENTI SHERBIM


STAFI I GAZETES
 REKLAMA NE GAZETE

|
|

Konkursi pėr qendrėn e Durrėsit, zbardhen gjurmėt e konfliktit tė interesit
Habjon Hasani
Tiranė - Konkursi pėr projektin mbi qendrėn Iliria tė qytetit tė Durrėsit ka ngritur dyshime te disa konkurrentė pjesėmarrės nė tė, pasi ata kanė vėrejtur se ndryshe nga sa parashikonin rregullat e konkursit, ka pasur konflikt interesi mes anėtarėve tė jurisė dhe disa subjekteve konkurruese. Ky konkurs pėrfundoi (etapa finale) mė datėn 31 janar tė kėtij viti dhe fitues u shpall projekti me moton Folding, e studios sė arkitekturės Mikele Kro nga Roma. Kjo studio drejtohet nga zoti Mikele Kro. Nga ana tjetėr, Bashkia e Durrėsit shpalli qė nė fillim se do tė ishte Instituti Italian i Arkitekturės (INARK) ai qė do tė supervizonte dhe do tė jepte garanci. INARK do tė ketė rolin e njė drejtuesi dhe garanti pėr cilėsinė dhe rezultatet e punės sė jurisė, - shkruhet ende sot nė faqen elektronike tė kėsaj bashkie. Por, gazeta Albania disponon sot dy letėrkėmbime elektronike mes dy konkurrentėve tė tjerė pjesėmarrės nė garė dhe nėnkryetarit tė Bashkisė, Adrian Ēela (pėrgjegjės i konkursit). Nė kėto e-mail-e, tė cilat u janė ridėrguar dhe konkurrentėve tė tjerė, pėrfaqėsuesit e dy firmave artikulojnė habinė e tyre mbi lidhjet e hershme tė punės ndėrmjet pėrfaqėsuesit tė INARK-ut (Institutit qė do tė supervizonte jurinė), zotit Luka Zevi dhe firmės fituese Mikele Kro. Pasi u njoh me kėto pakėnaqėsi nga ana e dy firmave tė sipėrpėrmendura, Albania kontaktoi nėnkryetarin e Bashkisė Durrės, zotin Adrian Ēela, dhe i dėrgoi atij nė rrugė elektronike disa pyetje qė lidheshin pikėrisht me kėto lidhje, qė rezultojnė nė kundėrshtim me rregullat e konkursit. Nga ana e tij, zoti Ēela refuzoi tė kthente pėrgjigje me e-mail, duke e ftuar gazetėn qė tė paraqitej pranė Bashkisė dhe tė verifikonte nga afėr dokumentacionin qė ky institucion disponon pėr kėtė konkurs. Zoti Ēela refuzoi kategorikisht mundėsinė e ekzistencės sė njė konflikti interesi, duke kėmbėngulur se nuk janė shkelur rregullat dhe nuk ėshtė favorizuar asnjė konkurrues nga ana e jurisė, duke i konsideruar edhe letėrkėmbimet mes tij dhe dy konkurrentėve tė pakėnaqur si jodomethėnėse. Zoti Ēela i tha gazetės Albania se ishte i gatshėm tė bėnte ēdo argumentim dhe shpjegim tė nevojshėm lidhur me interesimin tonė nė dritėn e fakteve dhe dokumenteve zyrtare qė disponon Bashkia, dhe jo nėpėrmjet kthimit tė pėrgjigjes ndaj pyetjeve tė gazetės me e-mail. Albania gjithsesi ngelet e hapur qė Bashkia e Durrėsit tė thotė fjalėn e saj lidhur me kėtė ēėshtje, nė ēdo moment qė kjo bashki do ta shohė tė arsyeshme.
Letėrkėmbimi
Studioja italiane Pinjati, e cila u kualifikua si e treta nga juria, i dėrgoi pas konkursit njė letėr elektronike nėnkryetarit tė Bashkisė, Ēela. E njėjta letėr iu dėrgua pėr dijeni dhe konkurrentėve tė tjerė nė konkurs. Presidenti i kėsaj studioje, zoti Pinjati, ndėr tė tjera shkruante nė kėtė e-mail: Pėr fat tė keq nuk mund tė mos mendoj se ky konkurs pėrfundoi me njė hije dyshimi. Edhe pse e dija qė nė fillim, dje, nėpėrmjet internetit, konfirmova se firma fituese Mikele Kro kishte bashkėpunuar ndėr vite nė konkurse projektimi me Luka Zevin (pėrfaqėsuesin e INARK-ut, supervizues i jurisė). Theksoj se Mikele (presidenti i firmės fituese) ngelet njė person shumė serioz dhe i besueshėm, por ja qė ngelet ky dyshim qė smund tė neglizhohet kollaj. Si arkitekt italian mė vjen shumė keq qė ne eksportuam edhe nė Durrės nivelin tonė tė ulėt tė menaxhimit tė konkurseve, sepse ju e dini se nė Itali shpeshherė anėtarėt e jurive janė tė lidhur nė shumė mėnyra me konkurrentėt. Ekzaktėsisht nė kėtė kontekst e ka shprehur shqetėsimin e saj dhe studioja konkurruese angleze 3W, projekti i sė cilės u rendit nė vendin e dytė.
Rovigati
Konkursi pėr qendrėn Iliria u zhvillua nė dy faza. Faza e parė ishte nė mesin e vitit 2008, ku u paraqitėn 36 studio projektimi, nga tė cilat konkursi pėrzgjodhi pesė projektet mė tė mira. Faza e dytė u zhvillua mė 31 janar 2009, ku u shpall dhe fituesi. Juria kishte pėrbėrje tė larmishme, ndėrsa pėrpos jurisė ishte dhe Komisioni i Vlerėsimit Shkencor dhe Teknik, i pėrbėrė nga Adrian Ēela, Ina Xhakoni dhe Piero Rovigati. Ky i fundit ishte pajtuar si pėrgjegjės i adresarit shkencor tė konkursit. Por, nga shqyrtimi i tė dhėnave, rezulton se zoti Karlo Poci, njė tjetėr pėrfaqėsues studioje, konkurrent deri nė fazėn e parė (ku konkurruan 36 firma), ka bashkėpunuar pikėrisht me zotin Rovigati pėr masterplanin e qendrės sė Durrėsit. Sipas tė dhėnave kjo firmė u skualifikua nė fazėn e parė, megjithatė, pjesėmarrja e saj deri nė fazėn e parė duket se sjell sėrish nė vėmendje njė tjetėr konflikt interesi. Madje njė tjetėr element i veēantė lidhet me vetė zotin Rovigati. Ai, pasi u njoftua me e-mail lidhur me pakėnaqėsitė qė shprehėn dy firmat konkurruese (Pinjati dhe 3W), nga ku mė pas u ktheu atyre njė pėrgjigje tejet interesante, ku ndėr tė tjera i kėshillonte se ėshtė mė mirė pėr tė gjithė ne qė tu japim fund kėtyre diskutimeve.... dhe tė mendojmė pėr tė ardhmen e qytetit tė Durrėsit. Njė pėrgjigje paksa e ēuditshme nga zoti Rovigati, qė ishte anėtar i Komisionit teknik dhe shkencor, i cili, ndėr tė tjera, hartoi dhe rregullat e konkursit, ku qė nė fillim kėrkohej pėrjashtimi i menjėhershėm i firmave dhe anėtarėve tė jurisė me konflikt interesi, ose tė paktėn vetėdeklarimi paraprak i kėtyre lidhjeve tė hershme nga firmat ose anėtarėve tė jurisė.
Procedura e vlerėsimit dhe juria e konkursit
Kriteret e vlerėsimit tė fazės sė parė dhe tė dytė. Juria do ti zgjedhė projektet duke u bazuar nė cilėsinė, risitė dhe pėrputhshmėrinė me temat e konkursit tė pėrcaktuara nė pikėn 8. Juria e fazės sė parė dhe tė dytė do tė pėrbėhet nga ekspertė me famė internacionale, qė u pėrkasin sektorėve tė ndryshėm nė lidhje me temat e shpalljes. Juria paraprihet nga kryetari i Bashkisė tė Durrėsit dhe mė pas pjesėtarė tė tjerė, si: pėrfaqėsues tė Ministrisė tė Punėve Publike, Instituti Kombėtar i Monumenteve dhe Arkeologjisė tė Republikės sė Shqipėrisė dhe pėrfaqėsues tė universiteteve shqiptare. INARK do tė ketė rolin e njė drejtuesi dhe garanti pėr cilėsinė dhe rezultatet e punės sė jurisė. Rezultatet e konkursit tė tė dyja fazave do tė publikohen nė sitin zyrtar tė Bashkisė tė Durrėsit dhe atė tė konkursit.
BOX
Organizatorėt e konkursit pėr sheshin Iliria
Supervizimi dhe pėrgjegjėsit
Bashkia Durrės, INARK Instituti Nacional i Arkitekturės
Pėrgjegjės i konkursit:
Inxh. Adrian Ēela, nėnkryetari i Bashkisė Durrės
Sekretaria e konkursit:
Ina Xhakoni, Zyra e Urbanistikės, Bashkia Durrės
Konsulentėt shkencorė pėr pėrpilimin e shpalljes:
Prof. Piero Rovigati, Universiteti i Kietit dhe Peskarės, Fakulteti i Arkitekturės, DART
Pesė projektet konkurruese pėr sheshin Iliria
Projekti qė u shpall fitues, me moton Folding e studios sė arkitekturės Michele Cro nga Roma. Kjo studio, e drejtuar nga Michele Cro dhe bashkėpunėtore me studion Idea Verde, ka punuar projekte sheshesh publike dhe godina tė ndryshme nė Romė, Venecia, Barcelonė etj. Ky projekt parashikon disa rreshta pemėsh nė anėn lindore si njė vend pushimi i ndarė nga rruga e makinave, nė pjesėn perėndimore njė shėtitore dhe gjithēka pėrfshihet nė njė shtresė gjigante tė mbuluar nė disa pjesė me bar, kalldrėme, gurė, mozaikė etj.
Projekti me moton Sun Dial i studios sė arkitekturės 3W Architecture Limited nga Britania e Madhe. Kjo studio, qė ndodhet nė Londėr, ka projektuar njė sėrė sheshesh dhe objekte private e publike nė Londėr, Bristol, Venecia, Dublin etj. Studioja drejtohet nga arkitektėt Christian Coop dhe Thoma Papa. Ky projekt ambicioz parashikon ndėrtimin e orės solare mė tė gjatė nė botė, qė do tė jetė njė kullė ēeliku nė qendėr me lartėsi 70 metra dhe nga pasqyrat e saj do tė reflektohen pamjet e objekteve kryesore nė shesh. Projekti parashikon edhe shėtitore pėr kėmbėsorė, shėtitore arkeologjike, lulishte me palma dhe pjesė ujore (nė formė minipishinash) nė shesh.
Projekti i studios italiane tė arkitekturės Ottopignatti Studio Associato, me moton Con Shesh Temporary. Kjo studio, me qendėr nė Romė, ka kryer shumė projekte sheshesh publike, porte dhe ndėrtime tė tjera nė Romė, Verona, Peruxhia, Ankona etj. Kjo studio drejtohet nga arkitektėt Lorenzo Pinjati Morano dhe Otone Pinjatti. Ky projekt parashikon njė shesh tė boshatisur nga funksionet e tjera, pėrveē atij tė grumbullimit tė njerėzve pėr festa apo aktivitete tė veēanta nė qendėr, parkun arkeologjik dhe lulishten nė pjesėn perėndimore dhe vendin e aktiviteteve, teatėr, skena spektaklesh e tij nė pjesėn lindore.
Projekti me moton Linea DOmbra, nga studioja e arkitekturės portugeze, e quajtur Da arquitectos. Kjo studio projektimi me qendėr nė Lisbonė ka eksperiencė nė sheshe publike e godina banimi dhe drejtohet nga arkitektėt Ivan de Sousa dhe Ines Antunes. Kjo studio ka projektuar disa sheshe publike nė Lisbonė, Romė, Granada, Milano etj. Ky projekt parashikon ndėrtimin e njė shkallare tė gjatė nė pjesėn perėndimore, qė arrin kuotėn e xhamisė dhe lulishtes, duke e integruar kėtė pjesė nė shesh, njė shėtitore tė mbuluar nė pjesėn lindore si dhe njė godinė tė re tė lartė sa ndėrtesa e Prefekturės, ku parashikohet tė vendoset biblioteka etj.
Projekti me moton Suoli Sensibili, i studios italiane tė arkitekturės Mascino e Agnoletto. Kjo studio, qė ndodhet nė Venecia, drejtohet nga arkitektet Laura Mascino, Barbara Agnoletto, Giulia Lobba dhe Anna Paola Pola. Kjo studio ka projektuar sheshe dhe vepra tė tjera private e publike nė Venecia, Romė, Milano, Japoni etj. Ky projekt parashikon njė shesh tė pakalueshėm nė rrugė makinash, por ku do tė kryhen shumė aktivitete. Ai ėshtė i bazuar nė theksimin e rruginave tė kėmbėsorėve, theksimin me bordura zbukuruese tė institucioneve, lulishte nė qendėr tė sheshit etj.
12 Shkurt 2009
|
|
|
 Speciale
Blloku Joni 5, zbulohen rezerva nafte dhe gazi ne bregdetin shqiptar
EMIGRACIONI, nėnshtetėsia, 10 mijė shqiptarė bėhen grekė brenda njė viti
Procedurat pėr marrjen e vizės pėr studim nė Ambasadėn Amerikane
Nėnshtetėsia italiane, rregullat e reja qė duhet tė plotėsoni
Qeveria pėrcakton kriteret e vlerėsimit pėr pasuritė e konfiskuara
Luftė botėrore nė vitin 2050, Shqipėria nėn ombrellėn turk
Duke parashikuar njėqind vitet e ardhshėm
Bota pas 100 vitesh, njė parashikim edhe pėr Shqipėrinė
Pajisja me pasaporta biometrike e emigrantėve, zgjaten oraret
ISSH: Skema qė duhet tė ndjekė njė ushtarak pėr tė pėrfituar pension
Nėnshtetėsia pėr fėmijėt e emigrantėve, dokumentet qė kėrkohen
Rregullat si do tė kthehen objektet shtetėrore nė shoqėri tregtare
Ushtarakėt, rruga pėr tė fituar pensionin e plotė nė gjykatė
PENSIONET, Emigrantėt rrezikojnė tė humbasin pensionet nė Itali
Shiten tri nėndetėset e Pashalimanit, sė shpejti kthehen nė skrap
Rregullimi i Ballkanit
Ndryshojnė tarifat pėr vizė nė Ambasadėn Amerikane
Reforma e tregjeve financiare
Spiunazhi ekonomik
Ushqimet nė rrugė rrezik pėr shėndetin
Ushqimet nė rrugė rrezik pėr shėndetin
Shpallen fituesit e Lotarisė Amerikane, si ta zbuloni se jeni fitues
Apeli i 15 shoqatave pėr institucionet: Nė rast tė kundėrt, nė Strasburg
Banorėt e Tiranės, Durrėsit, Fierit, Vlorės, Elbasanit e Korēės qė marrin lejen e legalizimit
Shoqatat e ushtarakėve: Pensionet, tė gjitha shkeljet ligjore
Ēėshtjet e pronėsisė, si punon Gjykata e Strasburgut
Hyn nė fuqi vendimi i Kushtetueses pėr dosjet e pronave
Guardian: Spiunėt rusė komploti thellohet
Uashingtoni emėron ambasadorin e ri, anėt e panjohura
Cili ėshtė ndryshimi midis epshit, dashurisė dhe seksit

|